Dënohet me burg për korrupsion ish-Presidenti i Francës

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me tre vjet burg për korrupsion.

Sarkozy, 66 vjeç u shpall fajtor pasi është përpjekur të korruptojë një gjyqtar, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe gjyqtari Azibert morën të njëjtën dënim. Sarkozy mund ta vuajë dënimin nga shtëpia.

Bazuar në vendimin që është marrë, gjykatësi tha se Sarkozy mund të qëndrojë në arrest shtëpie me një pajisje gjurmuese. Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin.

Prokurorët kërkuan një dënim me katër vjet burg për Sarkozy, gjysma e të cilit do të pezullohej.

Çështja u përqendrua në bisedat midis Azibert dhe Herzog, të cilat u regjistruan nga hetuesit për të zbuluar nëse Sarkozy ka pranuar pagesa të paligjshme nga trashëgimia e L’Oreal Liliane Bettencourt për fushatën e tij presidenciale në 2007.

Sarkozy pritet gjithashtu të dalë në gjyq për çështjen Bygmalion nga 17 Mars deri më 15 Prill. Sarkozy akuzohet për mashtrime në fushatën e tij presidenciale në 2012 në lidhje me shpenzimet.

Megjithatë edhe pse u dënua me burg, sipas BBC-së, Sarkozy mbetet një prej figurave më popullore në qarqet politike të krahut të djathtë në Francë. 

Leave a Reply