Dialog në selinë e PD, Mediu: E papranueshme që kryeministri bën lojëra fjalësh

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është përgjigjur ftesës që  kryeministri Rama i bëri opozitës jo parlamentare për tu ulur në tryezë në selinë e PD.

Në një deklaratë për mediat, Mediu tha se këto janë lojëra fjalësh të kryeministrit.

Ndërsa theksoi se Rama duhet të marrë përgjegjësi për situatën ku ndodhet vendi.

Fatmir Mediu: Është e papranueshme për një kryeministër, por më tepër për kryetarin e mazhorancës që të bëjë gjithmonë lojëra fjalësh, një herë jam për dialog, një herë nuk jam për dialog, njëherë dua të ulem, njëherë nuk dua të ulem, dua të vij tek selia e PD apo nuk dua të vij.

Nuk është çështje batutash më. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta shohim situatën ashtu siç është, për më tepër kryeministri i vendit. Është e rëndësishme të shohim kush janë problemet që ka Shqipëri dhe problemet sot janë në anën e Ramës. 

Ofertën për reformën zgjedhore ne tashmë ja kemi  bërë të ditur PS dhe vetë Ramës, ofertën për çështjet dhe problemet që ka Shqipëria për tu bërë pjesë e BE e ka parashtruar qartësisht Budenstagu dhe vendet e tjera të Bashkimi Europian. Ka nevojë vetëm për të marrë përgjegjësi dhe përgjegjësi kryesor padyshim është Rama. Ofertën ia kemi bërë Ramës. Ka nevojë vetëm për të marrë përgjegjësi dhe përgjegjësi kryesor është vetëm Rama.”

Dje në një intervistë për Report TV Rama u shpreh se ishte gati të shkonte dhe në selinë PD për dialog por nuk do presë gjatë .

“Kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon,” -tha kryeministri.

Leave a Reply