Franca nis hetimet për përgjimet me Pegasus

Skandali i botuar nga “The Guardian” zbuloi përgjimin e gazetarëve

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi pretendimet se shërbimet e inteligjencës marokene spiunuan disa gazetarë francezë duke përdorur programin Pegasus te kompanise izraelite NSO.

Hetimi nisi pasi media franceze e lajmeve investigative Mediapart bëri një ankesë ligjore për këtë spiunazh.

Ministria e Drejtësisë në Francë bëri të ditur se zyra e prokurorit do të shqyrtojë 10 akuza të ndryshme duke përshirë “shkeljen e privatësisë, akes të paligjshëm në pajisjet elekronike personale dhe shitje pa autorizim të pajisjeve që synojnë kapjen e të dhënave”.

The Guardian dhe 16 organizata të tjera mediatike publikuan të dielën skandalin e kompanisë NSO, që përmes programit Pegasus infektonte telefonat mobile për të nxjerrë prej aty të dhëna, që më pas iu shiste regjimeve autoritare.

Sipas “The Guardian”, rrjedhja përmban një listë me më shumë se 50,000 numra, prej të cilëve ata kanë arritur të identifikojnë deri tani 1000 persona nga 50 vende të botës.

Leave a Reply