Fuqia e haramit në anën e Sulejman Rexhepit

(Rreth shkrimit me titull “BFI-ja Institucion unikat në rajon në kultivimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, të gazetarit Andi Rakipi e të botuar në një prej portaleve më të frekuentuara kombëtare, www.1kliklarg.com)

Shkruan Etleva Ajvazi

Shkrimet investigative gjithnjë kanë shërbyer si çelje të pistave për hulumtimin e rasteve përkatëse nga ana e organeve të drejtësisë. Natyrisht, vetëm në ata shtete ku lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është i pakompromis. Së këndejmi, skepticizmi dhe dyshimi mbi pritshmëritë se organet e drejtësisë në RMV do të vihen në hulumtim të rasteve që i nënvizon shkrimi investigativ i Andi Rakipit, janë plotësisht të arsyetueshëm, për më tepër kur kihen parasysh faktet se, organet gjegjëse të shtetit dhe korrupsioni e krimi janë duke udhëtuar në “autostrada paralele”, secili në drejtimin e vet!
Se në Republikën e Maqedonisë së Veriut organet e drejtësisë lënë shumë për të dëshiruar, këtë tashmë e dëshmoi edhe mospërcaktimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në, por ama, se ky shtet, se myslimanët e këtij shteti, kanë një Institucion të njohur me emrin, shkurt, BFI (Bashkësia Fetare Islame), i cili i rjepë, i zhvatë, ua nëpërkëmb devotshmërinë, djersën, bukën e gojës, besimin në Zot, këtë nuk mund ta besojë asnjë njeri normal! Edhe më abnormale është sjellja e organeve të ndjekjes dhe të drejtësisë të këtij shteti në raport me këtë Institucion, të cilin e stimulojnë që tërësisht ta devijojë zhvillimin e jetës fetare islame në interes të pasurimit të njërit prej satrapëve të paparë në rajon e më gjërë, uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Kush është ky njeri që lihet kaq i shlirshëm në veprimtarinë e tij kriminale? Kush është ky njeri që aq shumë përgëdhelet nga organet përkatëse shtetërore, ndërkohë që emri i tij prej krimineli lakohet edhe nëpër raporte zyrtare të shteteve të ndryshme Perëndimore? Pse organet përkatëse shtetërore lejojnë që të përceptohen nga shumica absolute e qytetarëve të shtetit si bashkëpjesëmarrës me Sulejman Rexhepin në rrënimin institucional të jetës fetare islame në vend. Ky bashkëveprim dhe kjo fshehje institucionale e krimeve kundër jetës fetare islame në vend, ka vetëm një shpjegim: fragmentarizimin dhe frakcionimin e shoqërisë myslimane në vend si dhe, zbehjen, njollosjen dhe vështirësimin e zhvillimit të jetës fetare islame. Këto dukuri gjithësesi që një ditë do të gjenerojnë pakënaqësi madje edhe hapa radikalë të cilat do ta justifikojnë lëvizjen e mekanizmave shtetërore antiradikaliste dhe antiterroriste, deri në nënshtrim total, deri në masa të dhunshme, deri në udhëheqësi të re të imponuar nga “mekanizmat antiradikalistë”, vetëm e vetëm që të nisë “një jetë e re”, e cila, do t’i shlyej dhe harrojë të gjitha gjurmët e së kaluarës. Kjo politikë antiislame gjithësesi që do të mëtojë t’i shlyej edhe gjurmët antiislame të periudhës së Sulejman Rexhepit! Kjo do të ngelë vetëm një dëshirë e zjarrtë e Sulejman Rexhepit dhe punëdhënësve të tij, ndryshe, tashmë periudha e tij e errët po arkivohet edhe nëpër institucione shtetërore të vendit por edhe në ata ndërkombëtar. Përmes këmbimit dhe ndërrimit të publikimeve që bëhet nga bibliotekat botërore, publikimet e shkrimeve dhe të botimeve që e zbardhin periudhën e errët të Sulejman Rexhepit, do të arkivohen gjithandej nëpër botë. A mund të ndjehen rehat myslimanët e vendit kur marrin vesh se u vidhen kurbanët, kur kuptojnë se nuk u priten kurbanët? A mund të jenë të rehatshëm myslimanët e vendit kur kuptojnë se haxhillëku i tyre kontribuon në pasurimin e turpshëm të Sulejman Rexhepit? A mund të jetë e qetë dhe e rehatshme e kaluara e myslmanëve të këtij vendi, a mund që mos t’ju rrotullohen edhe eshtrat në varr të parëve të cilët kanë lënë trashëgimi pasurinë e tyre në të mir të Institucionit të Vakëfit të cilin sot po e vjedh dhe po e shkatërron i pabesi Sulejman Rexhepi!
Ky shtet, nuk do ta ketë qetësinë e vet, nuk do të përjetojë suksese të përhershme, nuk do të ketë stabilizim shpirtëror, përderisa nuk do të vetëdijësohet dhe nuk do ta ndihmojë vjedhjen dhe zhdukjen e vakëfit. Mëkati është edhe më i madh në stimulimin dhe përkrahjen e shkatërrimit të këtij Institucioni.
Përkrahja dhe bashkëpunimi mund të arrihet dhe të stimulohet përmes parave, përmes propagandës dhe rekamave. Kurse urrejtja, nuk ka para që mund të të detyrojë të urreshë dikë, pra, urrejtja është diçka e shpirtit, të vjen së brendshmi pasi të bindesh plotësisht se diçka duhet të urrehet! Nuk ka “lider” në rajon dhe më gjërë i cili për momentin urrehet më shmë se Sulejman Rexhepi! Nuk i ka ndodhur asnjë “lideri” në rajon e më gjërë që të urrehet masovikisht dhe t’i dëshirohet vdekja e menjëhershme. Janë mijëra besimtarë të vendit dhe më gjërë të cilët, sapo të lexojnë për Sulejman Rexhepin, menjëherë shprehin lutjen “O Zot, merrja shpirtin sa më shpejt këtij qafiri”! Së këndejmi, janë të kota angazhimet e organeve përkatëse të shtetit për ta marrur nën mbrojtje dhe nën përkujdesje këtë shkatërrues të islamit në vend. Sepse, urrejtja është më e madhe se sa angazhimi i shtetit për ta ruajtur cilindo “bereqet” të urrejtur! Lutjet që i drejtohen Zotit janë më të fuqishme se të gjitha përpjekjet e shtetit për ta mbrojtur të keqen! E keqja është njollë e zezë, jo vetëm për njeriun, për familjen, për komunitetin apo për shoqërinë, por, mbi të gjitha, për perspektivën e vetë shtetit. E keqja, sado që është “e mira” e sistemit (Rankoviqi në Jugosllavinë titiste), në fund historia e vë margjinave të veta si një njollë të fëlliqtë. E mira mund të mos evidentohet por e keqja kurrë nuk harrohet!

Leave a Reply