Gati 900 raste të reja me COVID/ Tre pacientë nuk mbijetojnë dot

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të diel për 896 raste të reja me koronavirus dhe tre humbje jete.

Të infektuarit u konfirmuan pasi u kryen 4.228 testime në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa pacientët që nuk mbijetuan dot ishin një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe 71-vjeçar nga Durrësi.

Numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor është 132, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar për jetën. Ndërsa 518 persona janë shëruar.

Leave a Reply