Gjermani, masa për të pavaksinuarit/ Braun: Qytetarët të vaksinohen ose do të kenë kufizime

Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar, stafi i Kancelares gjermane Angela Markel, ka paralajmëruar për rrezikun e variantit të ri, Delta. Shefi i stafit, Braun, ka komunikuar se për të gjithë të pavaksinuarit do të ketë kufizime.

Vala e tretë e infektimeve që ka përfshirë një pjesë të mirë të botës për shkak të variantit të ri të koronavirusit, e cilësuar si Delta ka bërë që shumë vende të ndërmarrin masa ekstreme.

Gjermania është një prej shteteve që paralajmëron shtim të rasteve të reja me koronavirus në javët e ardhshme.

Aksident në aksin rrugor Shengjin-Lezhë, plagosen dy persona

Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind policisë, arrestohet 19-vjeçari në Progradec
Gjermania e ka bërë të qartë se nuk do të detyrojë njerëzit të vaksinohen, por Helge Braun, shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, u bën thirrje qytetarëve që ta marrin atë, pasi të gjithë të pavaksinuarit do të duhet të përballen me disa kufizime, konkretisht restorantet, kinematë dhe vizitat në stadium do t’u ndalohen.

Sipas Braun, nëse varianti Delta do të vazhdojë të përhapet me këtë ritëm dhe nuk ndryshon sjella e qytetarëve ndaj vaksinimit, shumë shpejt do të kemi një incidencë prej 850 për 100,000 njerëz, në vetëm nëntë javë.

Deri më tani në Gjermani rreth 91,524 njerëz kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me COVID-19 .

Leave a Reply