Greqi, zjarr në kampin e refugjatëve, vdes nëna me foshnjën

Një zjarr i madh shpërtheu pasditen e së dielës në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin Lesvos. Sipas raporteve të para, zjarri shpërtheu në një çadër ku banojnë refugjatët, i cili u shtri më parë edhe në vende të tjera.

Informacionet e para raportojnë për dy viktima, një grua bashkë me foshnjën e saj.

Emigrantët janë përleshur edhe me policinë, ndërsa më pas shpërtheu edhe zjarri.

Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në kamp, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kampi i mbipopulluar, i ndërtuar për të strehuar 3.000, pret mbi 12,000 refugjatë në kushte shpesh të çuditshme. Flukset e migrantëve që vijnë në Greqi janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, megjithëse ata nuk janë ende në nivelet historikisht të larta të 2015, kur më shumë se 800,000 hynë në vend.

Leave a Reply