“Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve solli protestat në Kazakistan”

Presidenti i Kazakistanit Kasim Jomart Tokajev ia ka atribuuar “hendekut” të madh të krijuar mes shtresës së të pasurve dhe të varfërve shkakun që solli protestat e dhunshme antiqeveritare në fillim të Janarit. Duke folur me përfaqësuesit e bizneseve ai tha se nevojiten “reforma reale” dhe “transformim i thellë i strukturave sociale” për të adresuar problemet e ngritura nga disa prej protestuesve.

Me korrupsionin që tashmë dihet mirë, diferencat ekonomike luajtën rolin e një shkrepëse të ndezur pranë një fuçie baruti dhe situata u përdor nga terroristët, individët e armatosur dhe organizatorët që qëndronin pas tyre”, tha Toqaev.

Qytetarët u ngritën për të kundërshtuar rritjen e çmimeve  të karburantit. Demonstrat u përhapën shpejt në të gjithë Kazakistanin dhe çuan në përleshje të dhunshme në qytetin më të madh të vendit, Almaty.

Pjesa më e madhe e zemërimit të protestuesve ishte kundër paraardhësit të Toqaev, Nursultan Nazarbaev, i cili  ishte në pushtet që nga viti 1989. Gjatë përleshjeve humbën jetën 227 njerëz dhe mijëra të tjerë u arrestuan.

Leave a Reply