Identifikohet kombësia e 39 të vdekurve në kamion

Është identifikuar kombësia e 39 trupave të vdekur të gjetur në rimorkion frigoriferike në Essex. 

BBC raporton se ishin të gjithë shtetas kinezë.

Policia vazhdon marrjen në pyetje të shoferit të kamionit Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua ai autor i vrasjeve.

Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi të tij dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punon për të identifikuar grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol në vrasjen e shtetasve kinezë.

Kamioni mbërriti në Purfleet në lumin Thames nga Zeebrugge në Belgjikë.

Policia zbuloi kufomat e 38 të rriturve dhe një adoleshenti në kamionin në Parkun Industrial Waterglade në Grays rreth orës lokale 01:30 të mërkurën (24 tetor).

Kamioni u largua nga porti në Purfleet menjëherë pas orës lokale 01:05.

Leave a Reply