Irsal Jakupi e vuri në tapet Sulejman Rexhepin

Me një deklaratë të pamatur, tepër tendencioze, ndoshta edhe të porositur nga institucionet përkatëse të drejtësisë, Irsal Jakupi në fakt ia hapi dyert policisë finansiare që të futen në BFI. Mbi 6000% paska qenë haxhi i sivjemë më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar! Po pse e llogarit Irsal Jakupi të dështuar haxhin e vjemë? Cili është mesazhi i kësaj përllogaritje?


Shkruan Zeqie Veseli


Opinioni lokal i Shkupit para dy ditësh u ndje i turpëruar, i fyer dhe i rrëqethur nga një deklaratë pompoze e me plot patetizëm të Irsal Jakupit, sekretar i dhunshëm në BFI të RM-së. Autori diletant i atij emisioni, njëfarë banditi, i akuzuar për gjuajtje me armë pas nëpunësve të BFI-së, gjuajtje kjo që edhe e provokoi hyrjen e dhunshme të familjarëve të të gjuajturve në BFI, e kishte kurdisur tërë bisedën me qëllim që të dalë aty ku kishte dashur Irsal Jakupi: ta “përligjë” bisedën telefonike që e bën me “prokurorin” e vet për ta vjedhur haxhin e sivjemë.

Sipas Irsal Jakupit, i cili nuk i reagon Bozhinovskit por Afrim Tahirit, ai jo që nuk e kishte vjedhur haxhin por e paska çuar në përfitime prej mbi 6000%, apo, siç tha i mjeri, me gjuhën shqipe i bie rreth 65 herë më shumë përfitime se haxhi i vjemë!

Kryetari i dhunshëm i BFI-së, Sulejman Rexhepi, duhet të dijë që kësaj radhe vetë njerëzit e vet e gozhduan për “kryqi të Jezusit”! A dijnë ata brenda, njerëzit e tij që t’i zhvillojnë fushatë mediale, apo, thjesht, me ndershmëri e kryejnë detyrën të cilën paraprakisht ua japin strukturat e caktuara prej nga vjen edhe Irsal Jakupi. A e dijnë ata njerëz se, nuk ka organizatë në botë që e tregon burimin e vet finansiar. A e dinë ata që, të gjitha organizatat, apo korporatat, apo firmat thonë “sivjet kemi qenë rentabilë”, për t’u lavdëruar se kanë përfituar mirë. Po a i ka hije një Institucioni fetar të dalë me të tilla deklarata, përveç se, nëse dëshirojnë t’ia hapin dyert policisë finansiare, të futet brenda dhe ta krehë mirë arkën e BFI-së. Të kuptohemi, paraprakisht u hodhën edhe nja dy-tri ”bomba” finansiare (xhirollogari e çeqe në vlerë prej qindar-mijëra dollar për Sulejman Rexhepin) dhe, sakaq u koordionuan punët që të dalë edhe ky përfitim.

Hajde të pajtohemi e të pranojmë se vogëlsia e Irsal Jakupit paska pasur nevojë që të lavdërohet me një punë pas një viti punësimi të dhunshëm në BFI. Të lavderohet duke tentuar që ta nënçmojë pararendësin e tij, i cili, kurrë, në asnjë paraqitje të tij, deri më sot, nuk ka folur për të hyrat e BFI-së, e cila, megjithatë duhet të jetë “secret” për opinioninj e gjërë. Në çdo firmë, të punësuarit e dijnë fort mirë nivelin e të hyrave dhe të të dalurave por, asnjëherë nuk flet askush, sepse është një parim i cili moralisht të obligon që të ruash disa sekrete për organizatën ku punon. Ajo “intervistë” e të gjorit perfid do të duhej të dilte si raport me shkrim para organizatorit të Haxhit, Rijasetit, para organeve të BFI-së, të zhvillohej debate, të bëheshin analizat dhe, saktësisht të dihet se sa është fitimi i cili i dedikohet zhvillimit të jetës fetare islame në vend. Po çka nëse fitimi nga haxhi në vitin 2014 ka qenë 1 milion dollarë?! Sipas Irsal Jakupit sivjet fitimi nga haxhi do të duhet të jetë 65 milion dollar? Ku janë këto lekë? Ku mbahen? A janë në xhirollogarinë e BFI-së? Apo, nëse është kjo e mundshme, shtrohet një antitezë tjetër: pse është toleruar që haxhi i vitit 2014 të jetë për 65 herë më i vobekët se haxhi i sivjemë i Irsal Jakupit. Kush e toleroi? Pse e heshti këtë fakt Sulejman Rexhepi? Ose, ky është edhe qëllimi final i Irsal Jakupit: ta zhvesh Sulejman Rexhepin nga petku i “të sinqertit” dhe ta paraqesë si bashkëautorë me ata që e vodhën haxhin e vitit 2014, sipas “fakteve” të Irsal Jakupit. Dhe kjo zhveshje bëhet ose si porosi prej organeve gjegjëse shtetërore, ose si front tjetër që i hapet Sulejman Rexhepit i cili për momentin është barrikaduar në istikamin e vet me kryehajnin Mustafa Dautin dhe me kryerrencin Muamer Veselin, tipa këta të cilët organikisht nuk mund t’i durojë Irsal Jakupi.

Është momenti i fundit që organet e BFI-së të këndellen, profesorët dhe intelektualët, potenciali intelektual i BFI-së t’ju dalin përpara këtyre dukurive të shëmtuara dhe individëve të papërgjegjshëm t’ju thonë STOP! Në të kundërtën, BFI-ja ka hipur mbi një karrocë primitive dhe po shtyhet me të gjitha forcat drejt një humnere nga ku dalje nuk ka!
Autorët dhe shpërndarësit e asaj deklarate fatale të Irsal Jakupit, duhet të japin llogari para organeve të përgjegjshme të BFI-së, sepse, mbi të gjitha, ajo deklaratë edhe nga aeroplani shihet që është porosi policore. Dikush me të madhe po punon së brendshmi për shkatërrimin e BFI-së. Turp i madh. Allahu i marroftë ashtu siç e kanë shpirtin.  

Leave a Reply