Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi

Shkak per largimin, u be shkelja e procedurave ligjore te Shefit te Interpolit, Artan Bajraktarit dhe vartëses se tij, Loreta Alla, te arrestuar te henen ne mbremje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshem për çështjen e ekstradimit te deputetit, Mark Frroku.

Por, pavaresisht se pranon pergjegjesine morale, drejtori i Pergjithshem ne kete leter nuk pranon te kete qene ne dijeni te nje urdheri te dale nga Belgjika per shpalljen ne kerkim te deputetit Mark Drroku per nje vrasje e pretenduar ne Bruksel. Drejtori i Pergjithshem shkruan ne kerkesen e doreheqjes, se, veprimi i shefit te Interpolit e cenoi imazhin e Policise se Shtetit, pavaresisht se ishte vete policia qe e korigjoi kete gabim.

Ai thote se, duke ‘vleresuar si te papranueshme kete ngjarje per prestigjin e institucionit te Policise se Shtetit, duke vleresuar se nuk pati kapacitet te mjaftueshem per parandaluar nje fakt te tille vendosi te jape doreheqjen e parevokueshme’. Ndoshta duke vendosur nje standard te ri edhe ne Policine e Shtetit, ku titullari me i larte vendos te largohet per veprimet e vartesve te tij.

Doreheqja e Didit, erdhi fare papritur per opinionin publik, por ndoshta jo per disa nga drejtuesit e Policise dhe Ministrise se Brendshme.

Nje nate me pare, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem pas nje hetimi te nisur per kete çeshtje kerkoi arrestimin e shefit te Interpol Tirana, Artan Bajraktari, si edhe specialistes Loreta Alla. Hetimi i SHKB-së nisi jave me pare me urdher te ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri pas shperthimit ne publik te çeshtjes ‘Frroku’, krahas asaj ‘Doshi’.

A ka patur nje kerkese nga pala belge per Policine Shqiptare lidhur me arrestimin e deputetit Frroku? A ishte ai ne listat e Interpolit, si person ne kerkim nderkombetar? Ndersa avokatet e Frrokut mohojne qe te kete kerkese per ekstradim nga autoritetet belge, Prokuroria Shqiptare eshte vene ne levizje nga nje shkrese e zyres se Interpolit disa dite me pare.

Nderkohe, qe nje hetim i SHKB-së ka treguar se dy te arrestuarit, drejtori i Interpol Tirana, Artan Bajraktari, nje polic ne karriere dhe me eksperience te gjate dhe vartesja e tij, dyshohen se nuk kane lajmeruar ne kohe autoritetet perkatese policore dhe instancat perkatese per informacionin e ardhur nga shteti belg per shpalljen ne kerkim te deputetit Mark Frroku, pasi ky i fundit dyshohet atje per nje vrasje te kryer ne vititn 1999.

Burime brenda grupit te hetimit, bejne te ditur se nga marrja ne pyetje e tij, rezulton se ne deshmine e Bajraktarit eshte thene se ai ka lajmeruar drejtorin e Pergjithshem te Policise, jo ne rruge protokollare. Forma qe eshte gjetur, sipas tij, ka qene ajo e postes elektronike, nje deshmi te cilen e rrezon poshte Drejtori i Pergjithshem duke deklaruar se, nuk ka marre asnje e-mail te tille.

Keto deshmi kane sjelle nje situate, ku hetimi i brendshem eshte gjendur perpara faktit ku qendrojne perballe fjala e drejtorit te Interpolit me ate te eprorit te tij. Por, zyrtarisht shteti funksionon me dokumente dhe per sa kohe nje dokument i tille nuk eshte regjistruar zyrtarisht, ka qene ky fakt qe ka çuar ne arrestimin e Bajraktarit, per shkelje, nderkohe qe Didi, per pergjegjesi morale ka dhene doreheqjen.

Leave a Reply