“JO” negociatave, EESC: Në diskutim besueshmëria e BE

Për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE ka shprehur zhgënjim edhe Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian.

EESC thekson se mos hapja e negociatave për herë të dytë këto dy vende që kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme është një gabim gjeo-strategjik dhe historik dhe vë në diskutim besueshmërinë e BE-së .

EESC është e bindur që procesi i “evropianizimit” të këtij rajoni kërkon reforma të ashpra strukturore brenda vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka dyshim se ka një lodhje të gjerë në zgjerim midis qytetarëve të BE-së në disa prej Shteteve Anëtare. Nuk ka dyshim se përçarja brenda BE-së për çështje të tilla si emigracioni dhe buxheti i ri larguan vëmendjen e nevojshme politike larg politikës së zgjerimit. Por konsensusi politik dhe mbështetja e gjerë e publikut për pranimin në BE si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri nuk mund të injorohet”, thuhet në reagimin e EESC.

Leave a Reply