Kaos dhe dhunë në Lindje të Francës

Grupet rivale përleshen prej 3 ditësh për dhunimin e një 16-vjeçari

Emigrantë të armatosur kanë marrë nën kontroll rrugët e Dijon, qytetit të vogël prej rreth 150 mijë banorësh në Lindje të Francës që këto ditë është përfshirë nga kaosi.

Grupe rivale çeçenësh e algjerianësh, të ndarë mbi baza etnike, përleshen prej 3 ditësh me armë e sende të tjera të forta, duke u vënë flakën makinave e ndërtesave. Autoritetet flasin për disa të plagosur.

Origjina e përplasjeve është hakmarrja e çeçenëve, për dhunën e ushtruar ndaj një 16-vjeçari, pjesëtar i komunitetit të tyre, nga grupe të rinjsh me origjinë nga vendet e Afrikës së Veriut.

Përplasjet mblodhën pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme nga disa qytete të Parisit, për të mbështetur palët rivale.

Situata ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve të qytetit, ndërsa ministri i Brendshëm urdhëroi dërgimin e forcave speciale të policisë franceze për të rikthyer rendin dhe sigurinë publike.

Leave a Reply