Kapacitetet spitalore po mbushen me shpejtësi, rreth 500 pacientë janë shtruar në spital

Rreth 500 pacientë janë shtruar në spital nga Covid-19 në tërë vendin. Vetëm në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, 108 persona u shtruan në spital, nga të cilët rreth 80 janë në mbështetje të oksigjenit. Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka pacientë në respirator, por ka pesë në spitlin “8 Shtatori” ku 47 pacientë janë duke u trajtuar nga koronavirusi.

Kapacitetet e spitalit po mbushen me shpejtësi, ndërsa nga dje, filluan të pranohen pacientë në spitalin modular, të vendosur pranë Klinikës Infektive. Rreth njëzet njerëz janë shtruar në atë spital.

Nga spitalet e tjera, katër fëmijë dhe gjashtë nëna u shtruan në spital në Kozle. Gjithsej 52 pacientë janë në spitalin në Manastir, ndërsa 50 pacientë në spitalin në Shtip. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar, nga ana tjetër, 214 u shtruan në spital, pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.

Ndërkohë që numër rekord i njerëzve të infektuar u regjistruan dje, madje 641 nga 2.688 testime. Vdiqën 12 persona dhe u regjistruan 233 pacientë të shëruar.

Leave a Reply