Kështu e rrahu Nora Gjakova xhudisten serbe sot

Mirëpo, xhudistja kosovare e shënoi një fitore të veçantë në këtë kompeticion, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e rrahu serben Marica Perisic, siç mund ta shihni edhe përmes kësaj videoje.

Mirëpo, Gjakova u ndal në rrethin e tretë nga koreania Sun Hyo Ri, në kategorinë 57 kilogramë.

Ndërkohë, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë 52 kilogramë.

Garuesi tjetër kosovar, Akil Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana Kuka të shtunën. /Gazeta Express/

Leave a Reply