Kim: Koha të hiqni dorë nga pozicionet dhe kushtet e reja

Soreca: Reforma, kusht për integrimin në BE

Në një reagim të saj për reformën zgjedhore ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim  thotë se të gjitha palët bënë lëvizje dh e janë jashtëzakonisht afër.

Vendosët një qëllim dhe caktuat një afat kohor për 31 Majin. Është koha për të ndaluar insistimin në pozicione të pamundura dhe/ose krijimin e kushteve të reja. Është Koha për të mbajtur fjalën tuaj për njerëzit. Është koha për të dorëzuar”, – shkruan ambasadorja Kim.

Ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca i cili thotë se reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin.

“Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar – negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur” – thotë Soreca.

Leave a Reply