Kina kundër hetimit ndërkombëtarë për koronavirusin, ja arsyet

Presidenti amerikan Donald Trump edhe në konferencën e fundit në Shtëpinë e Bardhë, duke folur për pandeminë nga koronavirusi, sërish ka aku zuar Kinën se ka fshehur të dhënat mbi koronavirusin dhe ka manipuluar me shifrat, duke theksuar se Pekini zyrtar dëshiron dhe po punon që ai të humbasë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Trump shtoi gjithashtu se ai po shqyrton mundësi të ndryshme se si të reagojë ndaj asaj që Pekini ka bërë në nxitjen e pandemisë: “Unë mund të bëj shumë”, theksoi ai. Përgjigja e Pekinit: jo për het imin ndërkombëtar Covid, “i politizuar”

Kina është kundër një het imi ndërkombëtar për pandeminë e koronavirusit, të cilin e konsideron “të politizuar për qëllim për të stigmatizuar Kinën” dhe mbështëtur në “ak uza të pabaza” kundër Pekinit. Këtë theksoi Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng, gjatë një interviste me transmetuesin amerikan NBC. “Ky he tim arbitrar bazohet në prezumimin e fajit,” shtoi zv / ministri kinez, “dhe ne e kundërshtojmë me for cë.”

Leave a Reply