Konjufca: Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentes

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka  komentuar se si do jetë Kosova nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet dhe i njëjti jep dorëheqje, ashti si kishte premtuar.

“Nuk kam asnjë fakt apo argument që aktakuza është konfirmuar. Unë e di që zoti Thaçi ka premtuar se do japë dorëheqje kur të konfirmohet aktakuza. Shtrohet pyetja: A mos e ka thënë që do jap dorëheqje kur të bëhet publike apo kur ta dijë vetë?”, tha ai, në Syri TV.

“Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.

Leave a Reply