Kosova fiton derbin ballkanik dhe rindez shpresat e kualifikimit

Kosova rikthehet të shpresojë tek ëndërra për të qënë pjesë e euro 2020.

“Dardanet” mposhtën me rezultatin e pastër 2 me 0 në fushën e tyre në derbin ballkanik të grupit A, Malin e Zi.

Kosova kënaqi pa masë publikun vendas duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive.

Golat e suksesit u shënuan në pjesën e parë nga Rrahmani fillimisht dhe më tej Vedat Muriqi.

Ndërkohë në takimin tjetër të këtij grupi, Anglia mundi thelle në transfertë Bullgarinë 6 me 0 duke bërë autokritike pas humbjes pak ditë më parë ndaj Cekisë. “Tre Luanet” morën kryesimin e grupit me 15 pikë, 3 më shumë sesa Cekia e vendit të dytë. Ndërsa Kosova është afruar ndjeshëm dhe ka 11 pikë duke u renditur e treta për momentin.

Leave a Reply