Kush po del shantazhisti më i madh në vend

Ata që e njohin Sulejman Rexhepin, e dinë fare mirë se ai, një jetë të tërë e ka shpenzuar duke u marrur me shantazhe! Karriera e tij është produkt i shantazhave që i ka ndërmarrë qysh më herët se sa ta rrëmbejë mundësinë për t’u shpallur kryetar i BFI-së! Nuk ka edhe një në Maqedoninë e Veriut më shantazhist se Sulejman Rexhepi. Mund të radhiten me qindra shantazhe të tij

Shkruan Bledar Meta

Sërish “u trondit” BFI-ja! Sërish u shkulën së qeshuri myslimanët e vendit nga telenovela “Mulla Sulë trimi”, përmes të cilës po na ekspozohet tërë ajo “devotshmëri”, tërë ato “mynxira” nëpër të cilat po kalon Sulejman Rexhepi, tërë ajo “shkathtësi” e tij për t’i bërë ballë sfidave intrigante dhe për të shënuar vetëm “suksese”! Episoda tjetër dëshmon për “trimërinë” e “sulltan Mulla Sulës”, “guximi” i tij për të sharë qeverinë, “triumfi” i tij mbi sulmet që ia bëjnë me qëllim të sakatosjes së tij! Filma të mërzitshëm këto, tepër naive, tepër amatore dhe pa kurrfarë vlerash!
Del dikush dhe i bëka shantazh Sulejman Rexhpit! Ose të ikë ose i shpalosen dokumentet që provojnë veprat e tij penale! Dhe, krejt kjo deklarohet me pompozitet para mediave e për tërë opinionin e vendit!
Çka do të provojë Sulejman Rexhepi me këtë intrigë të radhës?! T’i relativizojë dokumentat që i posedojnë organet gjegjëse të shtetit e që e provojnë katërcipërisht kriminalitetin e Sulejman Rexhepit? Do me thënë, të premten, deri nga ora 11.30, nëse nuk ka dorëheqje të Sulejman Rexhepit, para opinionit do të shpalosen do dokumente të cilat do ta motivojnë edhe më shumë Sulejman Rexhepin për të bërtitur gjithë lumturi “ja, shikoni se çka kanë në dorë opozita ime, shikoni se me çka më kërcënojnë”! Pra, me këtë intrigë Sulejman Rexhepi dëshiron që ta gënjejë opinionin se dikush po e shantazhon, (nëse ekziston shantazha atëhertë ekziston edhe vepra penale e Sulejman Rexhpit) me dokumenta fallse dhe, tërë këtë intrigë vetëm sa për ta shtyrë edhe më tej intervenimin e Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të merren me lëndën voluminoze me plotë dëshmi të veprave penale të Sulejman Rexhepit!
Boki 13 duhet të shkojë dhe të marrë mësim te Sulejman Rexhepi për metoda, tipet, mënyrën se si efektuohen shantazhet! Këtu Sulejman Rexhepi është dëshmuar si mjeshtër tash e 40 vite! Pse a nuk është një prej shantazheve të tij drejtuar një nëpunësi “ose merri mbi vete dhe dëshmo se ti i menxhon 38 portalet që janë vënë kundër meje, ose ec prej ketuhit”! (Këtë kërcënim tashmë e dinë tërë kori diplomtik në vend të cilët gati në union e kanë vlerësuar si shantazh të pastër!)
Sulejman Rexhepi e inskenon një shantazh, përmes aletave të veta, me qëllim që ta artikulojë “heshturzi” shantazhën e vet që ia bën Qeverisë aktuale! Është shumë i mundshëm analizimi edhe i kësaj piste të shantazhit: në lojë edhe vetë Qeveria! Mbase përmes “llumit” mundohet që ta shantazhojë Sulejman Rexhepin, me qëllim që ky të ulë pazarin e decentralizimit të Vakëfit, ose, me qëllim që sekserët ta rrisin përqindjen që Sulejman Rexhepi duhet të paguaj me rastin e decentralizimit të çdo prone të Vakëfit! Pse kurrë këtë problem nuk e aktualizon Sulejman Rexhepi! Pse gjithnjë është i përgatitur t’i paguaj sekserët për pronën e vet (sepse prej tyre edhe vetë ka përqindje) dhe nuk është i gatshëm që këtë fakt ta zbardhë dhe ta tundë Qeverinë? Si guxon Sulejman Rexhepi ta kriminalizojë aq lehtë Vakëfin? Të pranojë që ta marrë nga Qeveria por me kushte, me kushte që i konvenojnë ekskluzivisht atij, të tjerëve dhe, aspak Myftinive dhe vetë Vakëfit!
Sido qoftë, pista më e realtë për analizë është ajo që e zbardh shantazhin e Sulejman Rexhepit në rastin e “ultimatumit të fundit”!
Nga reagimi i BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi shihet qartë se si e ka përdorur një intrigë për ta mihur jazin që ujin do ta çojë drejt e në mulli të tij! Sulejman Rexhepi nuk i frikësohet dokumenteve, sepse, e di që ato më të rëndat që provojnë veprat e tij penale, tashmë janë në Prokurori dhe, në çastin kur Sulejman Rexhepi merr vesh se proçesi do të nisë, ai sakaq inskenon “tronditje” të BFI-së, për t’i drejtuar të gjitha shigjetat e helmosura kundër qeverisë dhe organeve të drejtësisë. Natyrisht, nëse tani, sot apo nesër, do të vepronte Prokuroria kundër Sulejman Rexhepit për lëndët që janë të deponuara tash e katër vite, do të dilte puna se këtu ka “hakmarrje shtetërore” kundër Sulejman Rexhepit. Ndaj dhe, po shtyhet edhe për disa ditë “paprekshmëria” e Sulejman Rexhepit; po na del Sulejman Rexhepi si trim Skënderbeg që i kundërvihet një qeverie të tërë (LSDM-BDI).
Nga reagimi zyrtar i BFI-së së kapur nga banditë e kodoshë shihet se, intenca e Sulejman Rexhepit është që ta kritikojë qeverinë dhe jo personin që i jep ultimatum! Përmes këtij personi, Sulejman Rexhepi derdhë lum kritikash kundër Qeverisë aktuale! Kjo Qeveri aktuale ose duhet të heq dor nga “shantazhet” që po ia bën Sulejman Rexhepit e që kryesisht sillen rreth Vakëfit, ose, Sulejman Rexhepi me njerëzit e vet do t’ia parcializojë policinë! Ose Qeveria t’ia kthejë tërë pronën e nacionalizuar ketu e gati një shekull më parë, ose do ta zbardhë tregëtimin e Vakëfit me struktura të caktuara të Qeverisë!
Shumë shpejt do të zbardhet se si Sulejman Rexhepi e tregëtonte Vakëfin! Për të përfituar dy banka paguante njëmjë banka! Si abdallat nëpër bastore! Zatën, Vakëfin Sulejman Rexhepi e ka shndërruar në bastoren më të madhe në vend! Të tjerët realisht fitojnë, Mulla Sula mendon se po fiton! Kjo i dhemb atij, kjo e trishton, prandaj, nuk di se si t’i hakmerret segmenteve qeveritare ndaj dhe, shkon e inskenon intriga, për ta shantazhuar Qeverinë! Ja pse në rastin konkret Sulejman Rexhepi na del shantazhisti më i madh në vend, një model tjetër farësh i “Boki 13”!

Leave a Reply