Mbani mend këta fytyra

Qeveria aktuale e Serbisë, vite më parë themeloi Rijasetin politik të Bashkësisë Fetare Islame, duke e shtrirë ndikimin dhe organizimin edhe në territorin shqiptar mysliman të Luginës së Preshevës. Këtë Rijaset politik deri më sot nuk e ka njohur as Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë dhe as Bashkësia Islame e Kosovës. Këtë të fundit nuk e njeh as Bashkësia Islame në Serbi, duke e llogaritur si “Institucion paralel në territorin e Serbisë”! Këtë Rijaset të Nikoloqit e Vuçiqit e njeh Sulejman Rexhepi! Me këtë Rijaset nënshkruan Memorandum bashkëpunimi! Le ta nxjerrë një dokument kur ka nënshkruar deri më sot memorandum bashkëpunimi me BIK-un apo KMSH-në?

Asnjë shqiptar në botë nuk pranon të bashkëpunojë me asnjë institucion serb, të krijuar nga politikat vuçiçiane antishqiptare dhe antimyslimane. Pra, mbani mend këta fytyra që sot pranojnë edhe zyrtarisht të bashkpunojnë me Institucione që dalin nga politikat serbe antishqiptare!

Leave a Reply