Mbyllen votimet në Kosovë, pjesëmarrje më e lartë se në zgjedhjet e kaluara

Qytetarët e Kosovës votuan sot për të zgjedhur parlamentin e ri. Kutitë e votimit u mbyllën në orën 19:00 ndërsa në orët e pasdites u vu re dyndja më e madhe e zgjedhësve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Kryetarja e komisionit qëndror të zgjedhjeve në një konferencë për shtyp gjatw pasdites, theksoi se pjesmarrja është rritur me rreth 2 % në krahasim më zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017.

“Procesi wshtw mbyllur pa incidente tw rwnda. Gjatw ditws, përfaqësuesit e listës serbe kanë votuar së bashku. Ata kanë qenë të shoqëruar nga punonjësit e institucioneve që financohen nga Serbia.” deklaroi Valdete Daka.

Bazuar në vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, qytetarët mund të votonin vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës. Kjo ka bërë që disa pjesëtarë të komunitetit serb të ankohen se nuk mundën të votojnë. Këtë e ka vënë në dukje edhe kryetari i listës serbe, Goran Rakiq.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë që nëse emri I një personi figuron në listë nuk ka pse atij ti mohoet e dretja e votës edhe pse mund të ketë dokument serb. Gjithsesi më vjen mirë që serbët e Mitrovicës kanë dalë masivisht për të votuar, për të ngritur zërine  tyre për një jetë më të mirë.”, tha Goran Rakiq.

Ambasadori I SHBA në Prishtinë, Philip Kossnet vizitoi disa qëndra votimi në qytete të ndryshme për të monitoruar situatën.

“Vëzhguesit amerikanë janë të shpërndarë në dias qëndra votimi, edhe unë vetë kam vizituar disa të tilla në Prishtinë, Prizren si dhe Gaçanicë. Shpresoj që pjesmarrja në këto zgjedhje të jetë sa më e lartë.”, tha Kossnet.

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka deklaruar se nuk janë hasur probleme që do ta dëmtonin procesin zgjedhor.

“Kemi hasur në disa incidente të vogla që kanë gjetur zgjidhje menjëherë. Procesi vijon normalisht. Në të gjithë vendin janë ngritur 58 ekipe vëzhgimi dhe nga ajo cfarë kemi arritur të vërejmë mund të them se nuk ka patur probleme madhore.”, deklaroi Viola von Cramon-Taubadel.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave botërore, të cilat e konsiderojnë rezultatin e tyre si thelbësor për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Reuters raporton se negociatat me Beogradin u ndërprenë një vit më parë, pas vendosjes së tarifës për mallrat serbe.

Agjencia amerikane e lajmeve, associated press vlerëson se temat kryesore në këto zgjedhje përfshijnë rinovimin e dialogut me Beogradin, por edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe uljen e papunësisë së lartë, e cila është më shumë se 25 për qind.

Leave a Reply