Minxhozi: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian. Ai ka shtuar se jemivende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.

“Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se ne kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat evropiane. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi por ne bëjmë fare hapur. Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme akcizat dhe me radhë për t’u zhvilluar për të ecur përpara. Kjo është ajo kryesorja thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, do të thotë nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Minxhozi per Kosovapress.

Ai po ashtu ka thënë se Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që i janë mohuar në lëvizjen e lirë.

Leave a Reply