Mjaft me arsim fetar, tani me turizëm të dyshimtë

Medresja “Isa Beu” e Shkupit, në vitin e parë të themelimit të saj, shpenzimin vjetor (1938/39) e pati 288.670 dinar dhe, ne mjete materiale (miell, artikuj të ndryshimë ushqimor, fruta e perim etj.) 442.600 dinar, pra, gjithësej 731.270 dinar. Më vitin shkollor 1939/40, shpenzimi vjetpor i Medresesë ishte 245.160 dinar dhe, në mjete materiale, 519.060 dinar, ose, gjithësej 764.220! A e di ndonjë mysliman i Maqedonisë së Veriut se sa janë shpenzimet vjetore të Medresesë që kur edhe kjo vatër arsimore u okupua nga Sulejman Rexhepi

Shkruan Erblina Halili, ish-medresante

Medresja “Isa Beu” e Shkupit, deri më sot ka përcjellë dhjetra gjnerate duke nxjerrë mijëra nxënës, kuadro për nevojat fetaro-arsimore të BFI-së. Dekadën e fundit, kjo Medrese, thjesht ka shërbyer vetëm si depo dhe si “bahçe e babës” në të cilën Sulejman Rexhepi ka vjelur e ka vjedhur sa ka dashur. Për pasojë, sot kemi një Medrese të degraduar për nga aspekti disiplinor, organizativ dhe konceptual! Këto ditë lexova një shkrim rrëqethës por, fatkeqësisht, shumë të saktë. Viteve të fuundit Medresja ka prodhuar më tepër “spiunë” se sa hoxhallarë! Fillimisht detyrohen të spiunojnë për arsimtarin, pastaj për drejtorin dhe, profesionalisht, për Sulejman Rexhepin, për të përfunduar nëpër shërbime sekrete policore.

Vitin e fundit, Sulejman Rexhepi e vodhi deri në palc Medresenë “Isa Beu”, duke ua myllur konviktin dhe guzhinën nxënësve të Medresesë. Shpenzimet vjetore për konvikt dhe guzhinë kalojnë rreth 2 milion euro! Ato para janë grumbulluar një vit më parë kurse, vitin e kaluar, meqë nuk u shpenzuan, të gjitha prfunduan në xhepin e Sulejma Rexhepit, qoftë si mjete financiare, qoftë si mjete materiale! Këtë e përfolin edhe profesorët dhe edukatorët e Medresesë.

Medresja “Isa Beut” u themelua më vitin shkollor 1936/37. Hapja e saj solemne u bë më 2 tetor të vitin 1936, kur edhe startoi klasa e parë.

Pra, përvjetori i 83-të i kësaj vatre shkollore ishte më 2 tetor të vitit 2019!

Çka bëri në këtë datë uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe feudët e tij? Nuk u shkoi mendja që ta përkujtojnë këtë datë historike për Bashkësin Fetare Islame dhe për myslimant e Maqedonisësë Veriut? Në “faqet zyrtare” të BFI-së së uzurpuar dy tetori ka qenë një aktivitet personal i Sulejman Rexhepit, i cili, me këtë rast ka dëshmuar praktikisht uzurpimin e BFI-së dhe eksploatimin diktatorial të këtij Institucioni, i cili, fatkeqësisht, tashmë është shndërruar dhe institucionaloizuar si firmë private e Sulejman Rexhepit.

Më 2 tetor 2019 nuk u shënua përvjetori i themelimit të Medresesë “Isa Beu” por, u hodh guri themeltar i hotelit të Sulejman Rexhepit! Ku i mori këto lekë Sulejman Rexhepi? Pse vajton se nuk ka para dhe se prandaj i duhet akreditimi i Medresesë? Pse gënjen se nuk ka para për rroga kur, paratë e vakëfit të shitur i investon në Hotel në të cilën vetë ai del aksonar me 20%, si dhe me disa dyqane që do të hapen në këtë hotel!

Në periudhën kur është themeluar Medresja “Isa Beu” Bashkësia Fetare Islame e Shkupit është shtrirë në katër shtete të sotshme dhe, organe të veta ka pasur 44 myftini, respektivisht, 44 drejtori të vakëfit mearifit të 44 qendrave që kanë përbërë tërësinë e kësaj Bashkësie! Pra, janë quajtur “drejtori e vakëfit”! Në territorin e Drejtorisë së Vakëfit të Shkupit (sot Myftinia e Shkupit) nuk ka mundur askushë të mbjellë qoftë edhe një pemë pa lejen e kësaj Drejtorie. Madje, Ulema Mexhlisi, duke e parë nevojën imediate për zgjërim të hapësirës për Medresenë “Isa Beu”, me vendi numër 1889 të datës 12 prill 1939, i propozoi Kuvendit të Vakëfit Mearifit në Shkup (pra, Myftinisë së sotshme) që të lejojë dhe ta sigurojë një kredit për ndërtimin e konviktit më vete të kësaj shkolle. Kuvendi i Vakëfit në mbledhjen e saj të fundit i ka propozuar Komisionit kuvendor që këtë çështje ta zgjidhë në marrëveshje me Ulema Mexhlisin. Mbi bazë të këtij vendimi është organizuar një mbledhje e përbashkët e Ulema Mexhlisit me Këshillin Kuvendor të Vakëfi Mearifit, në të cilën mbledhje u zgjidh çështja e zgjërimit të hapësirës së Medresesë Gazi Isa Beu, duke vendosur që të shtohet edhe një objekt i cili do të shërbejë si konvikt, ndërsa objekti aktual do të shërbejë vetëm si hapësirë shkllore e kësaj Medrese.

Kështu ka funksionuar dikur Bashkësia Fetare Islame dhe jo si sot, ku anashkalohen organet, në rastin konkret Myftinia e Shkupit dhe, në territorin e vet, në vend se të ndërtohet një medrese dhe konvikt për femra, apo një qendër islamike, apo një qendër tregëtare përfitimet e të cilës do të derdheshi në buxhetin e Myftinisë së Shkupit me qëllim për ta rregulluar standardin e imamëve të kësaj Myftinie, Sulejman Rexhepi nisë bisnes privat! Për këtë bisens nuk mori vesh as Rijaseti, as Kuvendi i BFI-së, as Mexhlisi i xhemateve të Myftinisë së Shkupiit, as vetë kjo Myftini. Vendi ku do të ngritet ai hotel, është vend i egër, i mbyllur, i ngulfatshëm, i destinuar për të dështuar dhe, i destinuar për një “turizëm të zi”! A nuk ju duket ky “potez” i Sulejman Rexhepit si përpjekje për të shplarë para, për të fshehur investitorë dhe pronarë të paligjshëm të vakëfit mbi të cilën do të ngritet një ”pis bisnes”!?

Medresja siguron vetëm kuadro për nevojat familjare, kurse “hoteli” siguron burim finansiar për familjen Rexhepi! Prandaj 2 tetori duhet të përkujtohet si datë kur nisi bisnesi privat në sferën e turizmit për familjen e Sulejman Rexhepi, dhe jo si diitë kur nisi vatra arsimore fetare që mëson si mos të vidhet vakefi.  

Leave a Reply