Mund të kishte shkuar edhe më keq/ Sizmiologu italian: E madhja kaloi, lëkundjet e vogla janë normale

Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: Me një fuqi të tillë mund të kishte treqind viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq”.

Shqipëria, shpjegoi gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tashmë ishte tronditur që në muajin Shtator.

“Zona ballkanike kishte qenë tashmë aktive prej dy muajsh, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, në Itali me magnitudë 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me magnitudë 6.5 (si ai i Durrësit).

Apeninet dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka e Adriatikut, një grup blloqesh gjeologjike që lëvizin drejt veriut dhe rrotullohen në të kundërt.

Po pse fërkimi mes tyre nuk shkaktoi tërmet edhe në Itali?

“Pllakata përfshin 1.000 km por është e përbërë nga disa blloqe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshiu një zonë prej rreth830 km duke prekur zonën e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6 ballë. Më i forti, në vitin 1979 në Mal të Zi me magnituda 6.9 me 135 viktima dhe 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi edhe në Umbria në vitin 1997, L’Aquila në vitin 2009 dhe Umbria në vitin 2016”.

Si do të shkojnë ditët e ardhshme?

Sipas Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: E keqja më e madhe kaloi. Do të ketë lëkundje të vogla që do të vazhdojnë me muaj. Kjo është normale. Me kalimin e kohës lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi.

Leave a Reply