Të rinjtë në SHBA po infektohen më shumë

Përhapja e varianteve dhe mbajtja hapur e palestrave po çojnë në rritjen e rasteve

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky ka dhënë alarmin se të rinjtë tanimë përbëjnë numrin më të madh të të infektuarëve.

Rochelle iu referua kryesisht përhapjes së varianteve të reja si dhe aktiviteteve sportive, palestrave të cilat vijojnë të jenë të hapura. Sipas ekspertëve ato po shndërrohen në vatrat kryesore të Covid-19 gjatë katër javëve të fundit.

Ajo vuri gjithashtu në dukje zhvillimet pozitive mes grupmoshës më të ndjeshme, duke thënë se vdekjet nga virusi i të moshuarve kanë arritur nivelet e tyre më të ulëta që nga fillimi i vjeshtës së kaluar.

Më shumë se 75% e personave mbi 65 vjeç ose më të mëdhenj në moshë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 55% janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkaq Rochelle deklaroi se njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 mund të udhëtojnë lirshëm në SHBA për sa kohë që ata qëndrojnë me maska në aeroporte.

SHBA-ja numëron 31 milion të infektuar dhe 569 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i përhapjes së Covid-19.

Leave a Reply