Negociatat e anëtarësimit, Fleckenstein: Data varet nga reformat

Në një intevistë për Top Channel, Knut Fleckenstein, Raportuesi për Shqipërinë në PE dha arsyet pse nuk ka një datë të përcaktuara për nisjen e negociatave për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

5 prioritetet për negociatat, Fleckenstein mbron raportin në PEPE, rekomandimet për Shqipërinë, hartohet projektrezoluta Eurodeputetët dënojnë shpërthimet me tritol Knut tha se çdo gjë do të varet nga shpejtësia e kryerjes së reformave, por edhe se korrupsioni mbetet ende një shqetësim.

Top Channel: Zoti Fleckenstein, përse nuk ka propozime në raportin tuaj për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë?

Raportuesi Fleckenstein: Mendoj se e kam bërë të qartë, jo vetëm unë, por dhe një shumicë dërrmuese në këtë Parlament që do të dëshironte të shihte nisjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt, aq më mirë. Por, në anën tjetër, unë nuk jam në gjëndje t’ju them një datë, pasi kjo i takon qeverisë dhe parlamentit shqiptar. Varet se sa shpejt përparojnë ata në zbatimin e reformave. Por, jam i sigurtë se janë në rrugën e duhur dhe për këtë arsye mendoj se kjo do të kryhet, me shpresë, shumë shpejt.

Top Channel: Për këtë ku duhet të përqëndrohet vëmendja e tyre, sipas jush, dhe sa rrezik përbëjnë për BE-në “luftëtarët e huaj” shqiptarë? A janë vërtet 500 vetë në dijeninë tuaj?

Raportuesi Fleckenstein: Unë nuk kam informacion për numrin e saktë të ‘luftëtarëve të huaj’, por sigurisht që disa qindra luftëtarë janë tepër. Nga ana tjetër, ne dimë nga EUROPOL, INTERPOL, SHBA-të, se qeveria shqiptare po bën më të mirën për të luftuar terrorizmin. Është një pikë pozitive dhe jo negative. Gjithësesi, ashtu sikundër dhe në shtetin tim, ne duhet të shohim me detaje se çfarë duhet bërë për të shmangur ndjenjën e lidhjes me terrorizmin tek të rinjtë. Përsa i takon Shqipërisë mbeten shqetësimet për rastet e korrupsionit, të krimit të organizuar, por duhet thënë se kjo qeveri nisi shumë punë. Disa u lajmëruan, disa reforma u votuan dhe disa të tjera janë në zbatim. Pra, është çështje kohe. Askush nuk mund të bëjë gjithçka brenda vitit, apo brenda një periudhe të shkurtër kohore. Por, mbetet ende punë.

Top Channel: Po liberalizimi i vizave, sa cënohet? A pajtoheni me Fajon për alarmin mbi numrin e rritur të azilkërkuesve shqiptarë?

Raportuesi Fleckenstein: E di që ekziston ky problem, por mendoj se i takon më shumë Kosovës tani, se sa Shqipërisë. Por, megjithatë duhet gjetur mënyra për të zhvilluar ekonominë shqiptare për njerëzit, sepse të gjithë duan të rrinë në shtëpitë e tyre e të mos shkojnë në vend të huaj, ndaj ne duhet të mbështesim qeverinë dhe parlamentin shqiptar për të krijuar të tilla situata ekonomike, ku njerëzit do dëshironin të qëndronin në shtëpi.

Përgatiti Arta Tozaj

/ Top Channel

Leave a Reply