Negociatat/ Rama: Gjermania po lobon për ne, Franca nuk është kundër…

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Gjermania është avokati më I fortë I Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Në një videomesazh në Facebook, kreu I qeverisë bëri me dije gjithashtu për qytetarët se qëndrimet e Francës nuk kanë të bëjnë me çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë të Veriut por me reformimin e BE.

“Presidenti i Francës ka dalë me një reformim të thellë të unionit, Emmanuele Macron nuk është i gatshëm të shtyjë më fortë Ballkanin Perëndimor pa shtyrë më parë reformimin e unionit. Kjo qasje e Francës është konceptualisht e shpërputhur nga qasja konsensuale që kryeson prirjen e “Po-së”, por kjo nuk është kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete apo Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”

Edhe pse ende nuk është dhënë fjala e fundit nga Këshilli i Europës, kreu I qeverisë deklaroi se qeveria do t’i vijojë përpjekjet e saj deri në mbledhjen e fundit të unionit.

“Përtej tërë spekulimeve në Shqipëri, vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka asnjë lidhje me arë që kemi bërë ne për të merituar po-në. Kjo s’ka lidhje me Shqipërinë apo Maqedoninë, situata do ishte po njësoj për vendet e tjera. Situata ka të bëjë me atë që anëtarët e unionit duan të bëjnë mes vete”

Sipas Ramës, Shqipëria I ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe është në pritje të një përgjigje pozitive.

Leave a Reply