Nis bllokimi në Gjermani, ekspertët: Situata e COVID shumë serioze

Gjermania ka nisur bllokimin e radhës në një përpjekje për të ndalur një valë të tretë të COVID-19. Nga sot deri në 10 Janar shkollat dhe bizneset që nuk janë thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të respektojnë masat dhe të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë që bëhet me dije se ditën e Krishtlindjes do të ketë një lehtësim të masave për të lejuar familjet që të festojnë në grupe të vogla.

Grafik për situatën e COVID në disa shtete në Evropë

Këto kufizime në Gjermani vijnë në një kohë kur janë raportuar 952 vdekje shtesë dhe 23,427 raste ditore.

Sipas masave të reja, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarket dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat e argëtimit, sallonet e bukurisë janë ndër bizneset që duhet të mbyllen pasi shihet si vatra e përhapjes së infeksionit.

Lothar Wieler, kreu i Institutit gjerman Robert Koch, i cili po mbikëqyr situatën e COVID-19, tha se situata ishte “më serioze sesa ka qenë ndonjëherë”.

Numri i rasteve është më i lartë se kurrë më parë dhe po vazhdojnë të rriten. Ekziston rreziku që situata të përkeqësohet dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u marrë me pandeminë dhe pasojat e saj“, tha ai.

Nga ana tjetër qeveria gjermane tha se po bënte presion tek Agjencia Evropiane e Barnave për të shpejtuar miratimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, që tashmë është miratuar në SHBA, Kanada dhe Britani.

Leave a Reply