Norvegji, burri i armatosur grabit ambulancën, përplas kalimtarët

Një burrë i armatosur ka vjedhur një ambulancë në kryeqytetin Olso të Norvegjisë.

Daily Mail raportoi se ai përplasi disa kalimtarë, përfshirë një fëmijë me karrocë.

Policia raportoi se qëlloi disa herë drejt tij për ta ndaluar.

Ai u arrestua nga policia dhe raportohet se nuk ka marrë lëndime kritike për jetën.

Disa persona janë lënduar nga incidenti, por gjendja e tyre nuk dihet ende.

Autori vodhi ambulancën rreth orës lokale 12:30 dhe sipas policisë sulmi i tij arratia zgjati për 45 minuta.

Një çift të moshuarish, si dhe një nënë me fëmijën u goditën nga automjeti gjatë ndjekjes së policisë.

Ambulanca u raportua se ishte vjedhur në rrethin Torshov të kryeqytetit. 
 

Ambulanse kapret i Oslo

Her skyter politiet for å stanse den kaprede ambulansen i Oslo. Les saken her: https://www.nrk.no/ostlandssendingen/mann-stjal-ambulanse-i-oslo-_-flere-pakjort-1.14751816

Posted by NRK Nyheter on Tuesday, October 22, 2019

Leave a Reply