OBSH-ja thotë se COVID zhduket më 2022

Amerikanët kanë në dorë edhe një armë të re kundër COVID-19, pasi të mërkurën u autorizua përdorimi i pilulës kundër këtij virusi në shtëpi.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur të mos e mbyllë vendin për festa, por ka porositur 500 milionë teste, të cilat do t’ia dërgojë secilit qytetar me postë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk e mori parasysh kërkesën e shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për anulimin e organizimeve për fundvit. Kreu i kësaj organizate po e parasheh që viti 2022 do të jetë fundi i pandemisë së COVID-19.

Mbase, kësaj do t’i ndihmojë vaksina më e re e zhvilluar në Turqi me emrin Trukovaks.

Atë para popullit e prezantoi vetë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili siguroi qytetarët për dobinë e kësaj doze vendase.

Vdekja e parë nga varianti i ri bëri që Izraeli të mendojë injektimin e dozës së katërt përforcuese anti-COVID.

Ndërkaq, Franca, e cila ka në plan të mbyllet pas tre janarit, për ta frenuar përhapjen e Omicronit, nisi edhe me imunizimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 12 vjeç.

Edhe Gjermania e Portugalia po ashtu janë në mesin e shteteve që kanë bërë të ditura kufizime pas festës së Krishtlindjes.

Leave a Reply