Opozita përcakton grupet e punës për reformën zgjedhore

Opozita e bashkuar do të mblidhet të enjten për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:30 ndërsa mësohet se opozita joparlamentare ka caktuar edhe grupet e punës. Kështu Gazment Bardhi do të jetë në krye të grupit ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Endri Hasa dhe Arben Ristani.

Ndërsa LSI do të përfaqësohet nga Ilirjan Muho dhe Muharrem Caka.

Leave a Reply