Palmer viziton sot Maqedoninë e Veriut

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Mattheë Palmer, këtë të martë do të vizitojë Shkupin.

Në këtë vizitë Palmer do të pritet nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Ministria e Jashtme e këtij vendi thuhet se Palmer dhe Dimitrov pritet të diskutojnë zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë në një seancë të Kongresit amerikan javën e kaluar, Palmer ka thënë se është “zhgënjyer thellësisht” nga ky qëndrim i BE-së.

Sipas tij, mosveprimi i Këshillit Evropian e shkurajon gatishmërinë e liderëve të Ballkanit për të zbatuar reforma.

Leave a Reply