PD ndëshkon Mesila Dodën pas thyerjes së vendimit

Pak pasi deputetja demokrate, Mesila Doda theu vendimin e grupit parlamentar të PD, duke qendruar në seancën ku u votua për imunitetin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, ka ardhur edhe “ndëshkimi” nga PD.

Ajo nuk do jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale.

Doda ishte caktuar në njësinë bashkiake 1 në Tiranë për drejtimin e fushatës, por është zëvendësuar nga Nevila Xhindi.

E pyetur se përse qendroi në seancë, Doda pati deklaruar se PD e kërkon prej kohësh dekriminalizimin dhe kur i vjen ky moment, braktis seancën.

Leave a Reply