Perlat kakërdhi të Sulejman Rexhepit

Në një tubim, në atë të Gostivarit de, ku mundohet Sulejman Rexhepi bashkë me Shaqir Fetahin të na dëshmojnë aktivitet i cili nuk i përket as amatorizmit por, thjesht, sharlantantizmit, pra, në këtë “manifestim”, Sulejman Rexhepi paska mbajtur një fjalim më të gjatë, përmes të cilës pjerdh në varg perlash kakërdhi! Tani më ka rjedhur fare Sulejman Rexhepi, tani më është kolateral i jashtëzakonshëm i BFI-së edhe në aspekt material, edhe në aspekt shpirtëror, moral, fetar etj.

Shkruan Elhame Dauti

Në “krye” të BFI-së na paraqitet një njeri super i kot, një njeri që dy gurë bashk nuk është duke i lënë duke u munduar që të shplahet nga të gjitha ato etiketa të mëkatshme që ia ka ngjitur vetes! Duke e llogaritur si moment histoik, i gjori, fjalimin e nisë kinse po i drejtohet “figurave eminente publike, politike, kulturore, shkencore, arsimore…”, do me thënë, fjalimin e tij e përcjell elita e kombit! Në fakt, Sulejman Rexhepi është i vetmi “intelektual” që shoqërohet me kriminelë, me hajdutë, me narkodilerë, me hipokritë, prandaj dhe ruhet e përcillet prej truprojesh, e prej “njerëzish të padukshëm” të armatosur deri në fyt! Sulejman Rexhepin kurrë nuk mund ta takoshë me një personalitet fisnik, aristokrat e kallëp i intelektualizmit, sepse, të gjithë këta figura elitare nuk pranojnë qoftë vetëm një sekond të rrinë me Sulejman Rexhepin. Krimineli me kriminelë, intelektuali me intelektualë!

Perla e parë: “unë nuk kam vetëm dy duar – po kam trembëdhjetë, plus dy – pesëmbëdhjetë duar, duke filluar nga Tabanoci deri në Qafë të Thanës”! Pra, Sulejman Rexhepi vetë pranon se është oktapod, se është i pangopshëm në grabitje, në vjedhje, se për të vjedhur e shkatërruar gjithçka prej Tabanoci e në Qafë Thanë i duhen 15 duar!

Perla e dytë: “por njëherit ka qenë një mik shumë i sinqertë imi dhe nuk do ta harroj asnjëherë në jetën e kësaj bote dhe, dhashtë Zoti që në jetën e amshueshme të takohem me te” (këtu flet për një prej hafëzlerëve më të mëdhenj që i ka pasur ky nënqiell, Hafëz Hasan ef. Zendeli)! Shikoni hipokrizinë! Edhe Hafëz kaq i madh edhe të ketë qenë mik me shkatërruesin e islamit Suljman Rexhepin?! Kurrë! Ai mbase ka pasur edukatë të përkryer sa, në raste të ndryshme, të palakmueshme, për hirë të rrethanave, ka mundur ta përshëndesë edhe “kryetarin” e BFI-së, por, kurrë nuk ka pranuar të jetë mik i ngushtë i Sulejman Rexhepit, sepse, e ka ditur me kohë rahmetliu se, Sulejman Rexhepi nuk është hajri i fesë, sepse kurrë nuk e ka dhënë më të voglin kontribut material për hafëzlerët e për islamin, kurse për ahengje, për ditëlindje, për shahira e pjevaçica, për gjezme me tavolinën plot haram, ka dhënë mijëra e mijëra euro. Dhe, shikojeni mendjemadhësinë idiotike të Sulejman Rexhepit! Ai është i bindur se Hafezi është në Xhenet dhe, mu aty dëshiron të takohet me këtë Hafëz në botën tjetër!!! Në Xhehenem Mulla Sulë, në Xhehenem, kure Hafzi është aty ku e ka rehatuar i Madhi Allah, i kënaqur me veprimtarinë e tij. Mulla Sula po menduaka se Allahu Fuqiplotë qenka i lumtur edhe me veprimet e Sulejman Rexhepit! I mëkatëshëm është ky mendim!

Perla e tretë: “Gjithë Bashkësia Ndërkombëtare e akredituar në Maqedoni për çdo ditë është në Bashkësinë Fetare Islame, vijnë, qëndrojnë dhe kënaqen me ambientin tonë dhe gjithmonë ndihmën e tyre e kemi.”! Kësaj perle kakërdhi i paraprinë një gënjeshtër dhe një “ngjarje e imagjinuar” që i paska ndodhur Sulejman Rexhepit në Shqipëri! Nëse ka ndodhur, flet për një fakt, flet për gatishmërinë e Sulejman Rexhepit për të gënjyer gjithandej, nëse nuk i kan dodhur, flet për faktin tjetër, për gatishmërinë e Sulejman Rexhepit për të gënjyer në çdo situatë, në çdo rrethanë, para cilido audotirium! Sepse, rrenën e ka kult! Krejt bota e di se, Bashkësia Islame e RMV-së është e izoluar tërësisht, e margjinalizuar dhe e lënur fillikat vetëm për të vegjetuar në habitetin e vet tërësisht të kriminalizuar! Aty nuk ka se çfarë kërkojnë diplomatët e akridituar në shtetin tonë! Në BFI-në e uzurpuar dhe të shndërruar në “kopsht të krimit” nuk futen dhe, aq më pak, nuk kënaqen ndërkombëtarët, sepse, nuk është mision i tyre që ta legjitimojnë krimin, hajninë, korrupsionin, zhvatjen, reketin! Në BFI-në e Sulejman Rexhepit mund të vijë ndonjë diplomat sa për ta matur gjendjen se deri ku ka arritur Sulejmn Rexhepi. Ky farë “resi” gënjeshar as që është i denjë për ta kuptuar bisedën nën rreshta e lëre më për ta hetuar misionin e ndonjë vizite eventuale dhe aq më pak për ta kuptuar kontekstin dhe nëntkstin e bisedave! Veç kësaj, ndërkombëtarët gjithmonë i ke aty ku ka probleme, aty ku ka nebuloza, ku ka veprime të nëndheshme, për të kontribuar në “dalje në selamet”!

Perla e katërt: “brenda ashtu si jemi si popull multietnik, multikonfesional me shumë fe dhe kombe, nuk jemi të mirë, nuk e kemi arritur moshën e pjekurisë ende”! Sepse, ne shumë po flasim, shumë po kritikojmë, shumë po e shikojmë punën e Sulejman Rexhepit! Ne do të jemi të pjekur vetëm në atë moment kur do t’i duartrokasim veprimeve kriminale të Suljman Rexhepit dhe kur do ta mbyllim gojën para Zotit! Duhet ta përkrahim të keqen dhe mos të merremi fare me të mirën, sepse e mira është koncept i panjohur për Sulejman Rexhepin.

Perla pesë: “sepse të tolerosh për së tepërmi, bëhesh bashkëpuntor në mëkat, në punë të këqija”! Prandaj Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI—në e RMV-së e ndjek hap pas hapi Sulejman Rexhepin me tërë gardën e vet të verbuar dhe nuk pranon që të hesht e të bëhet e mëkatshme ngjashëm si këta hipokritë! Kjo në raport me Sulejman Rexhepin, kurse sa i përket rapotit të Sulejman Rexhepit me tolerëncën, kjo flet se ai është më i dhënur pas krimit, dhunës, intrigave, jotolerancës, sepse, nëse toleranca e tëperme qenka mëkat, atëherë, veprimet atolerante janë hallall (për Suleman Rexhepin)!

Perla e gjashtë: ”mos mendoni se unë rastësisht dal prej shinave-binarëve; me shumë vetëdije të plotë futem në ato punë.”! Në cilat punë o Mulla Sulë? Të gjitha punët që i vepron deri më sot, flasin vetëm për një emërues të përbashkët: krim dhe kriminalizim të BFI-së! Dhe, ja ku e pranon me gojë të vet, këtë veprimtari kriminale e ushtron me vetëdije të plotë! Është plotësisht i vetëdishëm kur deklaron se “populli maqedonas është egërsirë”, kur deklaron “qenka e sëmurë, ishalla vdes”, kur nga goja nxjerr vistra gënjeshtrash e idiotizmash të cilat, mbi të gjitha, na ofendjnë neve si popull!

Perla e shtatë: “janë shumë, ca të demoralizuar për unitetin e Bashkësisë Islame dhe ka shumë vullnetare që duan atë unitet ta copëtojnë…” Për çfarë uniteti të BFI-së së robëruar fletë Mulla Sula? Respekti, dashuria, humaniteti, kontributet, përgjigja ndaj aksioneve fetare të ngritura nga BFI-ja e Mulla Sulës, gjithnjë e më shumë po zvogëlohet, po zhduket! Myslimanët as që dëshirojnë t’ia dinë për Sulejman Rexhepin dhe për “bashkësinë” e tij. Kjo është e vërteta, ndërsa, “uniteti” brenda BFI-së së robëruar nuk është asgjë tjetër përveç solidaritet i një grusht njerëzish të kapur në korrupsion me aktivitetet kriminale të Sulejman Rexhepit. Nëse flet për këtë “unitet”, po, madje këtë e ka të qartë tërë bota myslimane e vendit, e rajonit dhe më gjërë! Ky është ai “unitet” për të cilin Mulla Sula flet që në perlën e parë, duke shtuar se ky farë “uniteti” përbënë trupin e tij prej pesëmbëdhjetë duarve të pista e të zhytura deri në bërryl në haram! Ky “unitet” nuk i duhet myslimanëve të vendit, prandaj edhe e injorojnë gjithnjë e më fuqishëm!

Perla e tetë: “I lutemi edhe politikës edhe shtetit – se… nëse fillojmë t’i vëmë hudutet, prapë ju garantoj se huduti ynë është më i madh!” Sulejman Rexhepi sa herë ka qenë lëndë gjyqësore e shtetit, gjithnjë ka shkaktuar skandale, duke u kërcënuar me lloj-lloj formash, me qëllim që ta kërcënojë shtetin dhe ta detyrojë që të zbythet prej përndjekjeve ndaj tij! Shantazhist i përkryer, reketist i paparë! Ky ia përkujton dikujt hudutet! Huduti i Mulla Sulës qenka më i madh? Dikush thoshte dikur: “Edhe bira e miut do të të duket 300 grosh”! Por kur erdhi çasti i vënies së “huduteve” ku ishte ky farë “patrioti me bateri”!? Iku në Ulqin, kurse ata që merreshin me këtë aktivitet patriotik i quante “grup kriminelësh…”!

Perla nëntë: “dje një prej ambasadave më të fuqishme në vend e ka kuptuar se kush e shiti Husamedin-Xhaminë dhe sa u shit dhe në çfarë rrethanash u tjetërsua ajo. Komplet raporti ditën e djeshme u dërgua”! Nëse nuk e ka shitur Sulejman Rexhepi Xhaminë Husamedin, atëherë, kjo do të thotë se është uzurpuar nga dikush! Ky uzurpim paraqitet në organet e drejtësisë! Ky uzurim do ta kishte dridhur terë shtetin, përmes mobilizimit të popullatës myslimane për ta rikthyer xhaminë e uzurpuar! Po pse nuk e bëri këtë veprim Sulejman Rexhepi? Sepse që në start e ka të qartë se nuk ia fut askush, askush nuk i përgjigjet ftesës së tij! Këtë pazarllëk është dashur ta dijnë organet e BFI-së, pastaj mbarë popullata e vendit pastaj faktori politik, dhe, në fund, si hap i fundit para vendimit radikal për ta rikthyer xhaminë, informohen edhe ndërkombëtarët! Pra, Sulejman Rexhepi thotë se e paska shitur dikush, ndërsa myslmanët e vendit janë të bidur se Xhamia nuk është e shitur por e uzurpuar, madje aksioni i parë është ndërmarrrë qysh më vitin 1938.

Perla dhjetë: “unë ndoshta s’jam, por për ata jam shumë i fortë dhe me ndërmjetësimin e të fortit, unë kam shpresë se ajo ishallah do të na kthehet!” Edhe shumë i fortë edhe e kërkon ndërmjetësimin e të fortit! Kjo flet për një hipokrit, për një intrigant, për një njeri me karakter tepër të ulët, me një zero karakter, i cili, gjithnjë llogarit në forcën e huaj për ta nxjerrë nga balta ku futet si bualli i përgjumur. Kjo flet se vërtet Suleman Rexhepi nuk është “kurrni sen”, dhe se gjithmonë në “gjergjek futet me aletin e huaj”!

p.s. Një falënderim të veçantë për “çatipin” e Sulejman Rexhepit, “reisin e reisit”, Rexhep Ziberin, i cili është angazhuar që ta nxjerrë nga diktofoni telefonik tërë fjalimin e Sulejman Rexhepit. Tepër shumë besnik në këtë punë, duke u përkujdesur që mos t’i redaktojë dhe mos t’i fshijë budallallëqet e Sulejman Rexhepit, të cilat këtu i nxjerr si perlë kakërdhi të dhive të këputura nga dergja.

Leave a Reply