‘Përplasja’ Rama-Spahn për përhapjen e COVID-19, gazeta gjermane nxjerr blof ministrin: Përrallë! Shifrat tregojnë që… (Artikulli)

 Gazeta gjermane ”Welt” ka hulumtuar mbi deklaratën e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn se vitin e kaluar valën e dytë të COVID-19 në Gjermani e shkaktuar qytetarët që shkuan për pushime në Ballkan dhe Turqi.

Sipas ‘’Welt’’ kjo është një përrallë zanash për pushimet verore nga ministri gjerman, pasi shifrat tregojnë se lidhja nuk ekziston.

‘’Përqindja e infeksioneve të huaja gjatë verës ishte vërtet e lartë. Por në terma absolutë, numri i infeksioneve ishte jashtëzakonisht i ulët. Sipas Universitetit Johns Hopkins në Gjermani, kishte gjithsej rreth 50,000 infeksione të reja në korrik dhe gusht’’ – sqaron gazeta.

‘’Nga mesi i shtatorit, infeksionet e huaja nuk luanin më një rol të madh. Rritja eksponenciale e valës së dytë filloi më vonë, në fillim të tetorit. Supozimi i ministrit që Gjermania ra në valën e dytë për shkak të numrit të udhëtarëve që kthehen nuk mund të mbështetet.’’- vijon artikulli.
Edhe virologu Martin Stürmer nga Universiteti i Frankfurtit theksoi se “Nuk besoj se ata që kthehen nga udhëtimet dhanë një kontribut masiv në pandeminë në atë kohë.”

Gjatë muajit maj Jens Spahn bëri një deklaratë për median gjermane ‘’Bild’’ se Gjermania ka mësuar nga viti i kaluar dhe se valën e dytë të COVID-19 me rritjen e rasteve e sollën në shumicë qytetarët që pushuan në Ballkan, dhe këtë vit ai do të merrte masa.

Për këtë reagoi kryeministri Edi Rama po në ‘’Bild’’ duke thënë se është skandal që një ministër gjerman të denoncojë Ballkanin teksa theksoi se nuk do e lejonte Shqipërinë të paraqitej si ‘’zonë risku’’ pasi s’ka shifra për ta vërtetuar këtë.

Leave a Reply