Plumba dhe benzinë drejt xhamisë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi një xhami është sulmuar në Bayone në juglindje të Francës.

Dy persona mbeten të plagosur pasi drejt objektit fetar u qëllua me armë dhe më pas u hodh një shishe me benzine e cila provokoi edhe një shpërthim.

Autori që ka provokuar këtë ngjarje të rëndë është një 84 vjecar I identifikuar si Cluade.S., I cili në zgjedhjet e vitit 2015 ka qënë kandidat I parties ekstremiste Fronti Nacional i Marie Le Pen.

Autori ka plagosur rëndë në këtë ngjarje, dy shtetas të moshes 74 dhe 78 vjec.

Xhamia në fjalë behet objekt sulmi për herë të dytë pasi një fat të tillë e kishte pasur edhe në vitin 2017 kur u qëllua me Molotov.

Leave a Reply