Pompeo në Itali, më pas vjen në Ballkan për ndikimin rus në disa vende

Sekretari amerikan i Shtetit  Mike Pompeo, mbërrin në Itali këtë të martë, në një vizitë që ka në fokus të gjitha çështjet gjeopolitike, përfshirë tregtinë dhe sigurinë globale, por edhe gjigandin teknologjik të Kinës Howei.

Ai do të takohet me kryeministrin Italian Giuseppe Conte, presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

Ky është udhëtimi I parë i Pompeos në Itali si sekretar i shtetit. Vizita e tij gjithashtu shënon një ngjarje të rëndësishëm për qeverinë e re italiane rreth një muaj më parë.

Gjatë qëndrimit në Itali, Pompeo do të marrë pjesë edhe në një simpozium në Vatikan, ku pritet të takohet me papa Franceskun.

Pas qëndrimit në vendin fqinj, Pompeo do të udhëtojë edhe në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të diskutuar për ndikimin rus në këto vende. Pas takimit me krerët e shteteve, Pompeo do ta mbyllë vizitën e tij në Greqi.

Leave a Reply