Presidenti Trump emëron ambasadorin e ri në Rusi

Presidenti Donald Trump ka emëruar John Sullivan si ambasadorin e ri amerikan në Rusi.

Sullivan aktualisht është zyrtari numër 2 në Departamentin e Shtetit dhe, nëse konfirmohet në postin e ri nga Senati, ai do të zëvendësonte Jon Huntsman Jr., i cili njoftoi në gusht se po hiqte dorë nga pozita e tij si diplomat i lartë amerikan në Rusi .

John Sullivan ka qenë zv / Sekretari i Shtetit që herët në administratën Trump, dhe shërbeu për pak kohë vitin e kaluar si ushtrues detyre i Sekretarit të Shtetit kur presidenti Trump shkarkoi zotin Rex Tillerson.

Leave a Reply