Profil me biografi të njollosur

Personat, të cilëve profilin e përgjithshëm ua rëndon biografia me njollë, zakonisht tërhiqen dhe, nëpër ndeja të ndryshme, me një nënqethje cinike, mundohen që të shplahen duke kërkuar fajtorin në sistemin e shquar për njollosje të biografive! Ata që nuk dorëzohen, por që pretendojnë karrrierë, ata shkelin mbi vlera kombëtare e fetare, sepse ata njollosjen e biografisë e kanë bërë për karrierë e cila nuk zhvillohet por blihet nga “bojaxhiu i biografisë”. Ky lloj biografie gjendet pë profilin e Sulejman Rexhepit

Skruan Andi Rakipi

Janë disa persona, të cilët, tërë jetën e kanë të skëterrshme, me plotë vaj e ankesa, sepse, tërë jetën e kalojnë para sprovave “nëse do përkrahje, bëje edhe këtë”! Tërë jetën e kalojnë duke u shërbyer sistemeve dhe organeve policore të ideologjive, ndërsa gjithnjë mendojnë se dikush po tallet me ta. Prandaj, në njërën anë me biografi të njollosur përjetshëm dhe, në anën tjetër, të nervozuar nga talljet institucuonale që i përjetojnë si nëpërkëmbje të dinjitetit të pëshurrtë, gjithnjë janë të zhurmshëm, imponohen si të padrejtësuar, sajojn intriga për të trokitur në “ndërgjegjen e sistemit”, shantazhojnë, kërcënojnë të bindur se, edhe nga këto sjellje banditeske do të përfitojnë. Sepse, asnjë nga shërbimet nuk i eliminon bashkëpunëtorët besnikë, i mundojnë nëpër sprova të ndryshme por, nuk i eliminojnë. Thonë, sprovat të bëjnë të fortë, të shkathtësojnë, të bëjnë më efektiv!

Prototip i këtij profili mund të merret Sulejman Rexhepi, uzurpatori i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, me mision për ta shkatërruar deri në themel këtë Instiitucion.

Këtij profili me biografi të njollosur nuk i duhet vetëm karriera, nuk i duhet vetëm pasuria që e arrinë nga kodoshllëku, nuk i duhet as fuqia e pushtetit! Kah fundi i jetës, këtij farë profili me biografi të njollosur, i duhet respekti, i duhet dashuria, përkushtimi, përpiqet për të gjetur mënyra që të jetë i pranueshëm te masa, natyrisht, përmes kamuflimit të biografisë së njollosur, qoftë kjo edhe përmes strehimit të kësaj biografie nën çergën e qenit të zgjebosur.

Këta profila me biografi të njollosur, nuk çajnë kokë as për vlerat kombëtare dhe as për ato fetare, por, i thërrasin në ndihmë për të dalur nga situata të palakmueshme, ndërkohë që këto vlera i fusin në shtatë pash në fëlliqësira të gropave septike! Sepse, këta pofila nuk mund të pranojnë që të tjerët të jenë vlera ndërsa vetë të jenë me biografi të njollosur. Të gjithë duhet të jenë të njollosur, të barabartë – këtë e mendojnë personat me biografi të njollosur.

Nuk po flasim këtu për llojet e njerzve bazuar në karakteret e tyre, as në tipat e njerëzve bazuar në veset e tyre, nuk po flasim këtu për personat si dukuri, bazuar në grafikonin e moralit të tyre, as për personat si (anti)vlerë bazuar në shkallëzimin e shkathtësive apo aftsive të tyre për t’u ngjitur në kierarkinë e shoqërisë. Këtu po mëtojmë të flasim për personat me biografi të njollosur të cilën ua shkarravisin “shërbimet e ideologjisë” duke i mbajtur një jetë të tërë në grazhdin e kodoshllëkut!

Po flasim për atë profil njriu me biografi të njollosur i cili gjithnjë ka qenë rreziku potencial i një kombi, ka qenë devalvuesi i vlerave etike e fetare të një shoqërie, ka qenë përgedhelësi më i madh i sistemit si luftëtar i denjë i atye vlerave kombëtare të cilat kanë qenë armik i përgëdhelësit të tij.

Pra, prototip i këtij profili me biografi të njollosur është, pa dyshim, edhe Sulejman Rexhepi! Kur këtë profil e lënë fuqitë, e braktis takati, kur nuk është më atraktiv, i dobishëm, atëherë, e ndjenë rrezikun e dekonspirimit, prandaj, tërë atë përfitim të siguruar nga të qenurit në funksion të kodoshllëkut të devotshëm, fillon dhe e shpenzon duke blerë “solucione” për të cilat mendon se do t’ia shpëlajnë njollat nga biografia!

Spiunët, gjithnjë mundohen që kah fundi i karrierës spiuneske, të paisen edhe me “çertifikatën patriotike” e fetare, duke u futur nën strehë apo olluk të vlerave kombëtare e fetare. Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, kur dikur ndjehej i fuqishëm me përkrahje parezervë të sistemit komunist, të gjitha xhamitë e vendit i pat shndërruar në salla të konferencave policore ku vullnetarisht ligjëronte si një partizan i regjur kundër “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”! Kur shërbimeve sekrete u duheshin njerëz me ndikim në masë, Sulejman Rexhepi këta i gjente në mesin e hoxhallarëve dhe, ua sugjeronte që t’i përpunojnë dhe t’i bëjnë “fishkëllues” të gjithë hoxhallarët, sepse e kishte të vështirë për të qenë i vetmi “fishkëllues” i policisë sllavo-komuniste! Dikur (jo fort larg!) të gjithë ata “Rojtarë të Kuranit” (hafizlerë) të cilët nuk e dinë arabishten i quante si “gomarë të ngarkuar me libra”, sot i konsideron si vlera të patejkalueshme madje edhe u hapë “institute”! Kamuflimin e shkeljeve dhe mohimeve të tij që ua bën parimeve fetare islame, ai e bënë duke e përmendur emrin e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedin s.a.v.s. Ta vjedhësh vakëfin, ta shkatërroshë vakëfin, ta uzurposhë Institucionin islam duke e shndërruar në firmë përfituese private dhe, ta përmendësh emrin e Vulës së Pejgamberisë, Muhamedit s.a.v.s., është më së paku jonjerëzore dhe, më së shumti – haram!

Profilet me biografi të njollosur në momentin kur ndjejnë se po i kaplon kriza totale e identitetit, ata angazhohen për modalitete për t’u rehabilituar duke i vënë në lojë vlerat kombëtare e shtetërore. Në momentin kur Sulejman Rexhepi ndjenë se ka rrëshqitur si thiu në akull pas publikimit të memoareve të veta “KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË”, atëherë, turret pas vlerave kombëtare! Atij nuk i intereson se njolloset presideni i shtetit shqiptar, të cilit i mungojnë informacionet për shërbimet e tij prej kodoshi, atij i duhet një dekoratë e këtij personaliteti! Për ta njollosur dhe degraduar profilin e tij prej shtetari e kombëtari, ai është në gjendje për ta paguar dekoratën (mbi 300 mij euro) me qëlllim që mos të dalë si vjedhës e imponues por si blerës i dekoratës! Blerja “është hallall”, thotë Sulejman Rexhepi!

Për ta kamufluar kodoshllëkun e vet prej gjysëm shekulli e për t’u shpërfaqur si patriot i pashembullt, ai natë e ditë i dëgjon shahirat, tek ia këpusin telat qiftelisë, tek vrasin e presin shkije ndërsa ky, për të mos mbetur jashtë ngjarjeve të këngëve, si Bali Katravella ia futë rafallit të revolverit për xhami të shtëpisë, të Konakut, apo të konaqeve të dyshimta! Natyrisht, trimëria e tij rrumbullaksohet duke ua hedhur në prehër shahirave nga 100, 200, 300… 500 euro, të gjitha të grabitura nga arka e BFI-së, para këto nga fitri, zeqati, haxhi, kurbanët dhe vakëfi i shitur! Për këtë lloj profili me biografi të njollosur, nuk vlejnë vlerat kombëtare, për të me rëndësi është pastrimi i njollës që i bën hije pashpirtësisë së tij. Ai për pastërtinë e figurës së vet, në mënyrë perfide fton që të vlerësohet e të nderohet nga vlera kombëtare, nga këngëtarë kombëtar, nga intelektualë, nga akademikë, nga shkrimtarë. Ai vdes për t’u takuar dhe për të fituar përkrahje edhe nga shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare. Sepse, për Sulejman Rexhepin, nuk ka vlera kombëtare, sepse për të, edhe vlerat kombëtare përceptohen si kandidatë potencialë për kodoshllëk por që kanë pasur fatin dhe nuk janë përpunuar nga sistemi. Prandaj, fajet i ka sistemi, pushteti, vlerat kombëtare e fetare, mungesa e informacioneve dhe jo Sulejman Rexhepi. Dhe, edhe në mospërkrahje, në sytë e Sulejman Rexhepit, të gjithë këta do të ishin fajtorë. Vetëm Sulejman Rexhepi është “i pafajshëm”! Ai edhe kur është marrur me spiunim ka qenë i pafajshëm, sepse, fajtorë kanë qenë këto vlera kombëtare e fetare që ia kanë turbulluar ujin sistemit dhe ideologjisë. Sot, kush ia turbullon ujin Sulejman Rexhepit dhe kush nuk ia freskon shpirtin me përkrahje morale e materiale është fajtor, përçarës dhe armik (natyrisht, i pjellës së pushtetit dhe ideologjisë sllavo-komuniste)!    

Leave a Reply