Protesta anticovid në Australi/ Përplasje me policinë, shumë të arrestuar

Protestat kundër ashpërsimit te masave aticovid në botë nuk ndalen. Mijëra njerëz mbushën rrugët kryesore në qytetet australiane për të shprehur pakenaqësinë e tyre ndaj vendimeve te qeverisë.

Protestuesit marshuan në Sidnei duke kërkuar heqjen e plotë të kufizimeve, pasi qyteti po hyn në javën e pestë të izolimit.

Me thirrjen “liri” dhe me pankarta në duar që lexonin “Hidhni maskën, ngrini zërin” dhe “Zgjohuni Australia” protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë bashkisë së qytetit.

Protesta u pershkallëzua në dhunë pasi dmonstruesit hodhën shishe drejt oficereve të rendit. Ndërkohë policia arrestoi 57 protestues.

Skena të ngjashme u paraqitën edhe në Melburn dhe Adelaide, të cilat janë të dyja në izolim.

Gjatë ditëve të fundit edhe në francë itali dhe greqi qytetarët kanë shprehur zëmerimin e tyre mbi të ashtuquajturën pasaportë e vaksinimit.

Leave a Reply