Protestuesit e “zemëruar” rrethojnë Shtëpinë e Bardhë/ Donald Trump futet në bunker

Nuk ndalen protestat në SHBA. Qindra  mijëra protestues të zemëruar nga vdekja e afrikano-amerikanit Xhorxh Flloid, kanë protestuar dhunshëm edhe mbrëmjen e së dielës, duke shënuar natën e 6 të demostratave.

Demonstruesit protestuan shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, duke cënuar sigurinë e presidentit Donald Trump. Agjentët e Shërbimeve Sekrete citohen të kenë thënë për mediat amerikane se Trump, së bashku me zonjën e parë ëshë dërguar në një bunker nëntokësor që ndodhet brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi protestuesit hodhën gurë dhe tentuan të largonin barrikadat e sigurisë. Protestuesit thërrisnin: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Por protesta të dhunshme u regjistruan edhe në shumë qytetet te tjera te shteteve të Bashkuara. Në Nju Jork disa makina të policisë u shkrumbuan në flakë, ndërsa shumë dyqane dhe biznese të tjera janë plaçkitur. Policia është detyruar të përdorë gazin lotësjellës për të neutralizuar turmat e zemëruara.

Mediat amerikane raportojnë se protesta janë mbajtur në gati 40 qytete ane e mbanë vendit, por situate eshte tensionnuar me shume në New York, Chicago, Philadelphia dhe Los Angeles.

Garda Kombëtare – forca ushtarake rezervë e SHBA për emergjencat e brendshme – tha të Dielën se 5,000 antarë tëtë saj janë vënë në gatidshmeri në 15 shtete. Autoritetet ndërkohë kanë vënë në pranga 4.100 protestues, të cilët akuzohen për plaçkitje, bllokim të autostradave dhe shkeljen e rregullave të shtetrrethimit.

Por shkarkime nga puna ka pasur edhe në rradhët e policisë, për përdorimin e forcës.

Vdekja e Xhorxh Flloid ka rikthyer zemërimin tek amerikanët për vrasjet e personave me ngjyrë. Për shumë protestues, zemërimi pasqyron pabarazinë dhe ndarjen socio-ekonomike, jo vetëm në Minneapolis, ku vdiq George Floyd, por në të gjithë shtetet e bashkura.

Leave a Reply