Putin akuzohet për mbulim të numrit të rusëve që kanë vdekur nga koronavirusi

Një muaj më parë presidenti Vladimir Putin mburrej se falë masave të administratës së tij Rusia kishte shmangur ngecjen në pandeminë globale të koronavirusit.

Por javët e fundit vendi ka pasur një shpërthim rastesh të reja dhe tashmë ka kaluar dhe Kinën me më shumë se 90,000 raste të konfirmuara me COVID-19.

Sipas statistikave ruse, vetëm 867 njerëz kanë vdekur, që do të thotë se shifrat janë në më pak se 1 përqind.

Në kontrast me këtë, Gjermania që ka një nga sistemet më moderne e më të financuara shëndetsore, ka një vdekshmëri të virusit rreth 4 përqind.

Në një intervistë me rrjetin britanik express.co.uk , Dr Anastasia Vasilyeva, themeluese sindikatës së doktorëve në Londër, tha se shifrat e Kremlinit nuk janë të vërteta, pasi doktorët udhëzohen që shkaqet e vdekjeve t’i atribuohen semundjeve të tjera, siç janë ato të zemrës.

Ish-specialistja e syve thotë: “Doktorët kanë urdhër të ulin vdekshmërinë nga pneumonia e koronavirusit. Ata shkruajnë diagnoza të tjera si kardiovaskulare apo sëmundje të tjera që mund të ketë një person. Ata i komandojnë statistikat si të dëshirojnë. Unë e di këtë sepse të afërmit e mi punojnë në Moskë e në Shën Petersburg. Askush atje nuk thotë gjë për situatën përveçse, është nën kontroll dhe nuk ka problem”.

Dr Vasilyeva beson se shpërthimi i koronavirusit do të sjellë rritje të vdekjeve nga sëmundje të tjera pasi do të mbeten të patrajtuara e të padiagnostikuara.

“Ne mund të mos dimë kurrë të vërtetën për vdekjet, si nga koronavirusi ashtu dhe nga sëmundje të tjera kardiovaskulare e neurologjike. Rajonet e largëta ruse mund të jenë më goditurat prej mungesës së burimeve mjekësore dhe mungesës së investimeve nga administrata Putin gjatë 15 viteve të fundit”.

Leave a Reply