Qeveria britanike pajtohet me kushtet e UEFA-s që të rritet numri i tifozëve për finalen e Euro 2020 në Wembley

Finalja e Euro 2020 do ë zhvillohet përfundimisht në Wembley – dhe deri në 75,000 tifozë do të lejohen të marrin pjesë.

Qeveria është në prag dakordimit me UEFA-n për të lejuar 2,500 media të huaja dhe një numër të vogël VIP-ave për të marrë pjesë në finale, pa pasur nevojë për karantinë.

Boris Johnson kuptohet që është nën presion për të lejuar më shumë spektatorë për të marrë pjesë, me shtëpinë e futbollit evropian që kërcënon të zhvendosë finalen diku tjetër.

Puskas Arena në Budapest është me kapacitet të plotë për turneun – rreth 67,000 mijë ulëse – dhe do të ishte i gatshëm të organizonte finalen.

Wembley aktualisht po pret vetëm 22,500 tifozë për fazën e grupeve të turneut.

Por, kapaciteti për në finale tani pritet të jetë midis 60,000 dhe 75,000.

Kryeministri është i vendosur gjithashtu që të lejojë VIP-at të vizitojnë Wembleyn pa pasur nevojë për karantinë – por ata duhet të largohen brenda 24 orëve nga arritja.

Mysafirët specialë të UEFA-s gjithashtu pritet të jenë në një “izolim” gjatë kohës së tyre në Londër dhe nuk do të përzihen me tifozët.

Konfirmimi i kapacitetit të stadiumit për finalen pritet të shpallet që të martën, 22 qershor – të njëjtën ditë që Anglia përballet me Republikën Çeke.

Leave a Reply