Rama: Këto janë tre përfundimet thelbësore të Venecias

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zëdhënësit të presidencës Tedi Blushi, i cili në daljen e tij për mediat është shprehur se Komisioni i Venecias shprehet se Ilir Meta nuk e ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije që sipas tij tre janë përfundimet thelbësore të Komisionit të Venecias, duke shkruar se qeveria ka zhvilluar zgjedhjet konform ligjit.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.”

Leave a Reply