Rama pret Albin Kurtin, në fokus bashkëpunimi dhe situata në rajon

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, njëheresh fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, është takuar mbrëmjen e kësaj të premteje me kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë i Ramës me Kurtin, i cili pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe është zhvilluar në kryeministri.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, zgjerimi i marrëveshjeve si dhe çështja e Shengenit Ballkanit janë disa nga çështjet e trajtuara në takim.

Kurti ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Ssamitin e Paqes për Europën Juglindore.

Leave a Reply