Rama reagon për provokimin e Vuçiç: Hartë leshi nga ai që luan me kukulla në facebook

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

Kujtojmë se Vuçiç publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.

Për këtë të fundit Rama, nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.

I kemi bërë me dije ministrisë se jemi gati për kontribut, kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte , nuk të lejojnë rieksportimin, dhe kjo është arsyeja pse kur ne morëm sasinë e parë, nuk e nxorëm asnjëherë emrin, që mos të fusim në sherr miqte me kompanitë.Në këtë rast, me Kosovën e bëmë, se do kishim penalitet ndryshe.

Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm “, tha Rama.

Harta e publikuar nga Vuçiç

Leave a Reply