Rama, Vuçiç dhe Zaev, takim trepalësh në Novi Sad

Kryeministri Edi Rama këtë të enjtje do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas njoftimeve nga Zyra për Media e presidentit të Serbisë, takimi trepalësh do të zhvillohet në Novi Sad, ku pritet që temë kryesore për këtë të jetë ideja për eliminimin e barrierave tregtare.

Takimi vjen pas një deklarate të mëhershme të Vuçiçit, i cili ka propozuar një qasje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Në atë rast Vuçiç ka thënë se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë.

Leave a Reply