Rrëfimi i mjekes jugafrikane që alarmoi autoritetet për variantin e ri të COVID-19: Të gjithë pacientët kishin simptoma të pazakonta

Mjekja jugafrikane Angelic Koci, është e para që paralajmëroi autoritetet në shtetin e saj për shfaqjen e variantit të ri të coronavirusit tek pacientët – duke theksuar se simptomat  e variantit të ri që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti Omicron, janë të “pazakonta, por të lehta”.

Koci pranoi se për herë të parë u ballafaqua me shfaqjen e variantit të ri të COVID-19 në fillim të këtij muaji, kur pacientët në klinikën e saj private në Pretoria filluan ta vizitojnë për shkak se kishin simptoma të COVID-19, që fillimisht i janë dukur të “pakuptimta”.

“Të rinjtë nga profile të ndryshme thanë se po ndihen vazhdimisht të lodhur, e një fëmijë 6-vjeçar kishte puls tejet të shpejtë. Askush nuk kishte humbur shijen”, tha ajo duke shtuar se “simptomat dallonin aq shumë por që ishin simptoma të lehta krahasuar me ato që më herët ajo kishte hasur”.

Kur katër anëtarë të njëjtës familje rezultuan pozitivë në COVID-19, ankoheshin se kanë simptoma të njëjta përfshirë lodhjen, e mjekja alarmoi autoritetet duke kërkuar vaksinim të menjëhershëm.

Koc tha se dhjetëra pacientë të saj rezultuan pozitivë me simptomat e variantit të ri. Shumica prej tyre sipas saj ishin të rinj (meshkuj) që ankoheshin për “lodhje të jashtëzakonshme”.

Ajo theksoi se pothuajse gjysma prej tyre nuk ishin vaksinuar kundër coronavirusit.

“Kemi pasur një rast interesant. Fëmija, rreth moshës 6-vjeçare, me temperaturë të lartë dhe puls të shpejtë. Pyesja veten nëse duhet ta hospitalizojmë. Kur e kontrollova disa ditë më vonë, ishte në gjendje më të mirë shëndetësore”, shtoi ajo.

Leave a Reply