Një person është rrëmbyer ne Tirane, pas nje konflikti me tre shtetas te tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta te mbrëmjes se te premtes. I rrëmbyeri është identifikuar si Klajdi Gjeci, i cili udhëtonte me nje mjet te tipit Pezho kur është përplasur pranë farmacisë dhjete me një Bmv X6, brenda te cilës gjendeshin tre shtetas. Këta te fundit mësohet te kenë zbritur menjëherë dhe pasi e kane dhunuar fizikisht Gjecin, e kane detyruar forcërisht te futet ne mjetin e tyre për t’u larguar me shpejtësi. Ne vendngjarje ka mbetur makina e tipit Pezho qe drejtohej nga Gjeci. Uniformat blu kane ngritur menjëherë psotbolloqe ne rrugët kryesore dhe janë vene ne ndjekje te rrëmbyesve. Patrullat Shqiponja kane finalizuar me sukses operacionin dhe kane arritur te kapin ne kohe rekord autoret e dyshuar te rrëmbimit. Policia ka marre ne pyetje Dorian Çelen, ne pronësi te te cilit është makina pezho. Ai ka deklaruar se mjetin ia kishte dhënë dikujt tjetër ne përdorim. Burime te policisë konfirmojnë se Klajdi Gjeci është person me precedentë te mëparshëm penal, pasi ka qene i dënuar per nje plagosje me mjete te forta. Te njëjtat burime bëjnë me dije se i rrëmbyeri ka qene dëshmitar ne ngjarjen e pak kohëve me pare qe ndodhi pranë ekspozitës “Shqiperia Sot”, ku mbeten te vrare dy te rinj nje djalë dhe një vajze. Edhe pse te dhënat e para flasin per nje konflikt te çastit, policia po heton ne te shkuarën e Gjecit per te mbërritur tek motivet e ngjarjes.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…